Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Shfuqizimi i traktatit historik për kontrollin e armëve bërthamore ka sjellë pasojat e para negative për botën. Presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska do të detyrohet të ndërtojë raketa bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi me bazë në tokë, nëse Shtetet e Bashkuara fillojnë ta bëjnë këtë.
Të premten, SHBA njoftoi se po dilte zyrtarisht nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, pas arritjes në përfundimin se Moska po e shkelte traktatin dhe kishte stacionuar tashmë të paktën një lloj rakete të ndaluar, një akuzë që Kremlini e mohon.
Presidenti Putin zhvilloi një takim me Këshillin e tij të Sigurisë pas së cilës ai urdhëroi ministritë e mbrojtjes e të jashtme si dhe Shërbimin e Zbulimit të monitorojnë nga afër ndonjë hap që SHBA-ja mund të ndërmarrin për të zhvilluar, prodhuar ose stacionuar raketa të ndaluara në bazë të traktatit të shfuqizuar.
Kreu i shtetit rus mendon se është me rëndësi thelbësore për Moskën dhe Uashingtonin të rifillojnë bisedimet për kontrollin e armëve.