Flash News

KRYESORE

Kërkesa e Donald Trump, Shqipëria do i paguajë 64 milionë dollarë për tre helikopterë

Kërkesa e Donald Trump, Shqipëria do i paguajë 64 milionë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka bërë disa herë thirrje shteteve të NATO-s që të rrisin shpenzimet për ushtrinë. Shqipëria si një prej shteteve me ushtrinë më të dobët të NATO-s, ka premtuar se do i përmbushë objektivat e presidentit Trump dhe një hap i tillë është hedhur së fundmi.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka pritet të vizitojë së shpejti Uashingtonin ku do të nënshkruaj një marrëveshje për blerjen e tre helikopterëve ushtarakë. Bëhet fjalë për helikopterë të llojit ‘Sikorsky UH-60 Black Haëwk’.

Në bazë të kërkimeve në internet, një helikopter i këtij lloji kushton 21.3 milionë dollarë, ndërkohë që për tre të tillë Shqipërisë i duhet të paguajë 63.9 milionë dollarë. Gjithsesi, kjo shifër mund të ulet për faktin se ministrja Xhaçka ka deklaruar se helikopterët që do i bashkohen Forcave të Armatosura do të jenë të përdorur, por në gjendje shumë të mirë.

Në fillim të muajit prill, SHBA i dhuroi Shqipërisë 37 mjete blinduara të markës International MaxxPro MRAP, të cilat janë rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara.

Të fundit