Flash News

KRYESORE

Kim Mehmeti: Kryeministri i Shqipërisë vepron sipas logjikës, sa më keq e ka Shqipëria, aq me mirë bëhet për mua!

Kim Mehmeti: Kryeministri i Shqipërisë vepron sipas logjikës, sa

Shkrimtari Kim Mehmeti është shprehur me nota të ashpra ndaj Kryeministrit Rama, për qendrimet e këtij të fundit karshi skandalit të përgjimeve të publikuar nga prestigjozja gjermane, BILD, dhe deklaratës kundër vendimit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Në një postim të tijin në rrejtet sociale ai e ka vënë theksin kryesisht tek qendrimi i Ramës ndaj vendimit të Presidentit Meta, duke e konsideruar kryeministrin si një prind të papërgjegjshëm, i cili më mirë rrezikon djegien e shtëpisë dhe përgjakjen e vëllazërisë, se sa të rrezikojë pozitën e kryefamiljarit.

Postimi i plotë:

"Edhe sikur e vërteta te ishte ashtu siç thotë Kryeministri i Shqipërisë, megjithatë, atë më shumë do e shqetësonte përmbajtja e bisedave të përgjuara telefonike, se sa kush ato ua dorëzoi gazetarëve, si dhe, pas shfuqizimit te dekretit për zgjedhjet vendore nga ana e Presidentit, ai do e ndalonte fushatën parazgjedhore, duke e shmangur kështu rrezikun nga ndonjë përplasje civile. Pra, do sillej si 'kryefamiljar' i ndërgjegjshëm dhe përgjegjshëm, i cili nuk rrezikon ‘djegien’ e shtëpisë dhe ‘përgjakjen’ e vëllazërisë, vetëm pse atij i është rrezikuar pozita e Kryefamiljarit. Por siç duket, ai, si edhe shumë të tjerë rreth tij, veprojnë sipas logjikës: sa më keq e ka Shqipëria, aq me mirë bëhet për ne! Dhe sillen kështu sepse i dinë të këqijat që ia kanë bërë vendit e popullit, pra ngaqë i trishton e vërteta për vetveten dhe, sepse e dinë se ajo e vërtetë për ta, mund të mbulohet vetëm me 'jorganin' e ndonjë të keqeje më të madhe, e që popullin do e çonte ta harronte pyetjen: cilët ishin muratorët e ferrit, e që tri dekada me radhë na gënjenin se ndërtonin parajsën shqiptare!"

 

Të fundit