Flash News

KRYESORE

Kisha në Siri që mendohet se shërbeu si inspirim për ndërtimin e ‘Notre Dame’

Kisha Qalb Loze ndodhet në fshatin me të njëjtin emër, pjesë e qytetit Idlib, në veriperëndim të Sirisë. E ndërtuar në shekullin e V, kjo kishë mendohet se ka frymëzuar edhe ndërtuesit e katedrales ‘Notre Dame’ në Paris, e cila u përfshi pak ditë më parë nga flakët.

Kisha Qalb Loze është një nga tempujt më të rëndësishëm për krishterët në veri të Sirisë, por edhe më gjerë.

Fshati dhe kisha Qalb Loze ndodhen vetëm 5 kilometra nga kufiri turko-sirian në Harem, i cili banohet nga grupi fetar dhe etnik Druzët. Ky lokalitet është përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore të Botës me titull "Fshatrat antike në Sirinë veriore".

Të fundit