Flash News

KRYESORE

‘Kishin një emër por e hodhën në plehra’, Paloka: Ish funksionarë të PD-së kanë bashkëpunuar me Ramën

‘Kishin një emër por e hodhën në plehra’,

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka lëshuar disa akuza të rënda ndaj ish eksponentëve të kësaj partie.

Në një intervistë për emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, Paloka tha se disa figura të PD-së kanë bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama për përfitime personale.

Gjatë intervistës ai është pyetur për pakënaqësitë e figurave historike si Arben Imami dhe Jozefina Topalli.

“Nuk i shoh dhe nuk i lexoj më. Kishin dikur një emër por e hodhën në plehra”, tha Paloka.

Në lidhje me protestën e sotme, Paloka u shpreh se ajo do të jetë një ‘falenderim për qytetarët shqiptarë që nuk ranë pre e farsës së 30 qershorit’.

“Nuk kemi thirrur ndonjëherë protesta të dhunshme. Kemi patur fishekzjarrë dhe elemente që mund të kujtojnë idenë e një proteste ndryshe, por kurrë thirrje për dhunë”, tha Paloka.

Të fundit