Flash News

KRYESORE

Klopp kundër Anglisë: E pabesueshme! Askush nuk flet

Klopp kundër Anglisë: E pabesueshme! Askush nuk flet

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka folur gjerë e gjatë për ESPN në lidhje me problemet që kanë ekipet angleze me kalendarin e ngjeshur. Ai mendon se dikush duhet të reagojë, pasi lojtarët nuk po pushojnë aspak.

"Duket sikur nuk e pëlqej se çfarë bëj, por në të vërtetë e dashuroj se çfarë bëj. E di se kemi dy gjëra shumë të nevojshme: lojtarët dhe stërvitjet. Ne mundohemi të bëjmë më mirë dhe të rrisim nivelet tona, t'i bëjmë gjërat më shpejt, më shumë. E ngjashme në Formula 1. Në një shpejtësi maksimale, duhet të ulesh shpejtësin. Je i detyruar ta bësh, pasi ke një kthesë. E njëjta gjë është dhe në futboll.

"Ne mund të përmirësojmë menjëherë futbollin, nëse u japim trajnerëve më shumë kohë për stërvitje dhe lojtarëve më shumë pushim.  Duhet të kemi 30-35 lojtarë. Disa që luajnë në turnetë e mëdha dhe disa në Premier League, nuk e si se si mund të jetë zgjidhja. Problemi që kemi tani është që Premier League ka vendosur pushim në janar, ndërsa FA ka vendosur që ndeshjet e turit të 4-t të luhen brenda këtij pushimi. Është e pabesueshme. Do të luhen ndeshje kupe gjatë pushimit dimëror. Askush nuk flet për gjëra të tilla, nuk e kuptoj", - tha Klopp në një intervistë për ESPN.

https://twitter.com/ESPNFC/status/1208069763752251392?s=20

Të fundit