Flash News

KRYESORE

Koreja e Veriut i përgjigjet Trump: Njeri i paqëndrueshëm dhe i pavëmendshëm

Koreja e Veriut i përgjigjet Trump: Njeri i paqëndrueshëm dhe i

Koreja e Veriut e quajti presidentin Donald Trump një njeri të paqëndrueshëm dhe të pavëmendshëm, pasi lideri amerikan paralajmëroi se kreu i vendit komunist mund të humbë gjithçka, nëse vazhdon me provokimet ushtarake, apo testet e raketave me rreze të gjatë përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm në SHBA.

Kim Yong-chol, i cili flet në emër të ushtrisë koreano-veriore, dha një deklaratë ku kritikon qëndrimin e kreut të shtetit amerikan, pas mesazhit në Twitter, raporton NY Times.

Trump paralajmëroi liderin e shtetit komunist që të mos krijojë boshllëk në marrëdhënien e tij speciale me presidentin e SHBA-së, ose të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale në nëntor, duke iu rikthyer veprimeve keqdashëse.

Reagimi i presidentit amerikan erdhi pasi Koreja e Veriut lajmëroi se kishte realizuar me sukses një test në laboratorin ku kryen studimet për motorin e raketës bërthamore.

Të fundit