Flash News
Gjykata dënon me 5 vite burg kreun e Njësisë Administrative në Lezhë, për kultivim kanabisi
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë ditën e sotme që çështja e dinarit mund të zgjidhej edhe brenda vendit nuk ka qenë nevoja të arrinte deri në përplasje mes aleatëve.
“Kjo çështje mund të zgjidhet këtu në Kosovë. Në fakt, nuk është dashur të bëhej çështje fare. Nuk është dashur të krijohet si përplasje me aleatët”, tha Osmani për media.
Rregullorja e re për të hyrë në qarkullim vetëm euro ka hyrë në fuqi që prej datës 1 shkurt.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kundërshtuar këtë rregullore të re të Bankës Qendrore të Kosovës, ku i kanë kërkuar dhe kryeministrit Albin Kurti që ta shtyjë zbatimin.