Flash News

Kosova

Konjufca: Ndërkombëtarët po e keqkuptojnë Kosovën

Konjufca: Ndërkombëtarët po e keqkuptojnë Kosovën

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se ndërkombëtarët po i keqkuptojnë institucionet e Kosovës.

Në një deklaratë, Konjufca vlerësoi negative aktin e SHBA-ve duke pezulluar stërvitjen Defener Europe 2022 në Kosovë, si sanksion për situatën e krijuar në veri.

“Kjo s’është e mirë për ne. E pranojmë që është gjë e keqe për Kosovën. Gjithçka që duhet të bëjmë është ta bëjmë një dialog të hapur dhe të shtuar me të gjithë miqtë dhe partnerët tonë, që t’i argumentojmë më mirë pozicionet tona. Ndoshta pozicionet nuk po kuptohen drejt nga SHBA”, tha Konjufca.

Lidhur me deklaratat e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, Konjufca tha se ishte një qortim i ashpër.

“Sa i përket deklaratës se Blinkenit nuk është hera e parë që është duke na ndodhur kjo. Po më kujtohet edhe para dy vieteve kur ishte ajo çështja e reciprocitetit, kur ne aplikuam me Serbinë, d.m.th hasem në një gjuhë të ashpër, në një qortim të ashpër”, u shpreh Konjufca.

Të fundit