Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Me zgjedhjen e Qeverisë së re të Serbisë nuk do të ndryshojë politika ndaj Kosovës, sepse ajo udhëhiqet nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe jo nga kryeministri apo ministrat, thonë për Radion Evropa e Lirë analistët e çështjeve politike nga Kosova dhe Serbia, Artan Muhaxhiri dhe Ognjen Gogiq.
“Ekziston vetëm një busull që e orienton dinamikën e jetës politike dhe institucionale të Serbisë – quhet Aleksandar Vuçiq. Të gjithë të tjerët afër tij janë shtesa që kanë përfitime të ndryshme nga të qenët kukulla politike”, thotë Muhaxhiri.
Për Gogiqin, Qeveria e Serbisë është më shumë “një shërbim që i dorëzon raporte presidentit të Serbisë”. “Politika [ndaj Kosovës] do të vazhdojë të përcaktohet nga presidenti, varësisht rrethanave të ndryshme”, vlerëson ai. Më 2 maj, deputetët e Kuvendit të Serbisë zgjodhën Qeverinë e re, të kryesuar nga Millosh Vuçeviq, i cili është kryetar i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet.
Gjatë paraqitjes së ekspozesë më 1 maj, Vuçeviq tha se Serbia do të bëjë gjithçka të mundur për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Serbia, deri më tani, e ka bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndonëse me Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, është zotuar se nuk do ta bëjë një gjë të tillë.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në vitin 2008, por, përmes marrëveshjeve të ndryshme të arritura ndër vite, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i ka njohur targat, dokumentet e diplomat e Kosovës.
Nga Qeveria e Kosovës nuk ka reagime
Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës se si e komenton përbërjen e re të Qeverisë së Serbisë dhe cilat janë pritjet e saj për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, por nuk mori përgjigje.
Autoritetet e Kosovës vazhdimisht e akuzojnë Serbinë për shkeljen e marrëveshjeve të arritura përmes dialogut, se punon për destabilizimin e situatës në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe për “presion” dhe “shantazh” ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb.
Autoritetet e Kosovës e akuzojnë, gjithashtu, Serbinë se qëndron pas sulmit të armatosur në Banjskë, që ndodhi shtatorin e kaluar – gjë të cilën Beogradi zyrtar e mohon.
Në atë sulm u vra një polic i Kosovës, ndërsa përgjegjësinë për të e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Nga deklaratat e zyrtarëve të lartë të Kosovës shpesh mund të dëgjohen akuza edhe kundër kësaj partie, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit. Ka, po ashtu, akuza për bashkëpunim të ngushtë mes Beogradit dhe Moskës.
Në përbërjen e re, Qeveria e Serbisë i ka dy persona, të cilët janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryesisht për shkak të lidhjeve me Rusinë: Aleksandar Vulinin si zëvendëskryeministër dhe Nenad Popoviqin si ministër pa portofol.
Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit tha se është “i zhgënjyer” me propozimet e Vulinit dhe Popoviqit dhe se të dy ata do të mbeten nën sanksione, sepse qëndrimi i SHBA-së ndaj tyre është “i njohur”.
Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Berlin, thotë se Beogradi, me përfshirjen e Vulinit dhe të Popoviqit në Qeverinë e re, është kujdesur për t’i mirëmbajtur marrëdhëniet me Moskën. “Prej kohësh, anëtarësimi në BE është më shumë një mjet për konsolidimin dhe mbajtjen e Vuçiqit në pushtet dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Serbisë, pa orientime të qarta ideologjike, sesa një synim serioz i Aleksandar Vuçiqit”, thotë Weber.
Vulin dhe Popoviq si “maska” për kompromise për Kosovën
Muhaxhiri beson se Vulin dhe Popoviq e gjetën veten në Qeverinë e re të Serbisë, sepse Vuçiq do që të tregojë se e ka fuqinë për ta kundërshtuar shtetin më të fuqishëm në botë. “… dhe për të treguar se ai ka autoritet për të vendosur vetë në Serbi. Ai do t’i shfrytëzojë këta dy ministra si eksponentët e tij më agresivë, do të krijojë mjegull në jetën mediatike dhe publike, për t’i balancuar kompromiset e tij të mundshme që i kërkohen në kuadër të dialogut [me Kosovën]”, thotë Muhaxhiri.
Pas reagimit të Departamentit amerikan të Shtetit, Vuçiq tha se “nuk është i lumtur” për këtë, por se shpreson në marrëdhënie të mira me “partnerët tanë amerikanë”.
Gjuriq si “urë” mes Serbisë dhe SHBA-së
Ministër i ri i Punëve të Jashtme të Serbisë është Marko Gjuriq, deri para pak kohësh ambasador në SHBA dhe ish-drejtor i Zyrës për Kosovën. Gogiq beson se roli i tij do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve me SHBA-në, pra “fitimi” i mbështetjes së saj për disa qëndrime të Serbisë, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me Kosovën.
“Kjo më shumë do të varet prej asaj se kush do të jetë në pushtet në SHBA pas zgjedhjeve të nëntorit. Prej kësaj varet se cili do të jetë qëndrimi i tyre afatgjatë ndaj Kosovës dhe dialogut. Por, mendoj se është naive nga ana e Serbisë të mendojë se mund ta ndikojë në ndonjë mënyrë politikën e Shtëpisë së Bardhë. SHBA-ja është sponsorizuesja më e madhe e pavarësisë së Kosovës”, thotë Gogiq.
Megjithatë, ai kujton se SHBA-ja, së voni, ka qenë mjaft kritike ndaj Qeverisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për shkak të disa vendimeve që i ka marrë ai.
Weber beson se Marrëveshja e Ohrit për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është bazuar në “politikën e dështuar të zbutjes ndaj Vuçiqit”.
“Ajo ka dështuar me një përshkallëzim të paprecedentë [të situatës] në veri të Kosovës, të cilin kryeqytetet perëndimore nuk janë ende gati ta pranojnë. Beogradi nuk do të sanksionohet kurrë për përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të regjimit për sulmin terrorist në Banjskë”, thotë Weber.
Muhaxhiri thekson se qëndrimi i Serbisë ndaj dialogut varet edhe nga presidenti Vuçiq, nga idetë dhe vendimet e tij. “Sikurse deri më tash, përparimi ose bllokimi do të lidhet kryesisht me nivelin e presionit nga SHBA-ja dhe BE-ja”, thotë ai. Kosova dhe Serbia, për më shumë se një dekadë, zhvillojnë bisedime për normalizimin e marrëdhënieve. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren./Rel/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38