Flash News

KRYESORE

Kotzias: Shqipëria ka pranuar zgjerimin e ujërave greke me 12 milje. Tsipras në Tiranë përpara Pashkëve

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias është duke zbuluar për mediat e vendit të tij marrëveshjet që ka arritur me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, i cili deri më tani vetëm po përgënjeshtrohet dhe flet për ‘sekrete’ që nuk duhet të bëhen publike për qytetarët.

Sipas Kotzias, Shqipëria ka pranuar zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje detare nga brigjet greke, maksimumi i lejuar nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, një zhvillim i cili i hap rrugë dhe shpalljes së Zonës Ekskluzive Ekonomike.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Greqia do të përfitojë nga rezervat e naftës në detin Jon, ndërsa Shqipëria do të heq dorë.

Gjatë intervistës për “ERT’, Kotzias theksoi se pret që marrëveshja me Shqipërinë të mbyllet përpara Pashkëve dhe se kryeministri Aleksis Tsipras do të vizitojë Tiranën përpara festës. Pashkët këtë vit janë në datat 1 dhe 8 prill.

Sa i përket çështjes çame, ministri Kotzias u shpreh se Greqia nuk e pranon ekzistencën e kësaj çështje, ndonëse nga Tirana ka përpjekje për ta shtruar në tavolinë.

Të fundit