Flash News

KRYESORE

“Kriza nuk zgjidhet me letra dashurie”, Ndoka ironi me ftesën e Ramës

“Kriza nuk zgjidhet me letra dashurie”, Ndoka ironi me ftesën e

Ish-deputeti Nard Ndoka ka ironizuar me letrën e kryeministrit Edi Rama për Lulzim Bashën ku e ftonte të diskutonin për të zgjidhur krizën politike. Ndoka thotë se “kriza nuk zgjidhet me letra dashurie mo shoku por me dorëheqje”.

Ftesa e Ramës u refuzua pak më parë edhe nga Lulzim Basha, që në një takim me qytetarët e Durrësit u shpreh se “me këtë propozim Rama i shërben vetëm karriges së tij, pushtetit të tij dhe kriminelëve që e sollën në pushtet dhe do të shkelë mbi dinjitetin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm”.

Opozita nuk pranon të diskutojë me mazhorancën pa largimin e Edi Ramës, i cili konsiderohet si rrezik për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të fundit