Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
U shkarkua pas 5 vitesh në KLP, si i ‘shpëtoi’ Alfred Balla vetingut; ONM kërkoi përjashtimin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin e kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorëve, Alfred Balla.
Sipas vendimit, për 15 vitet e ardhshëm, Balla nuk do mund të kandidojë për prokuror apo gjyqtar apo për funksione te tjera në sistemin e drejtësise.
Vendimi i kolegjit të posaçëm të apelimit prishi vendimin e KPK, për të cilën ushtroi ankim komisioneri publik.
Si ‘shpëtoi’ Alfred Balla nga vetingu
Kreu i KLP-së, Alfred Balla ishte sipas legjislacionit në fuqi subjekt i vetingut për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017 dhe duhej t'i nënshtrohej procesit të rivlerësimit.
Por, dy prej anëtareve në shumicë, kryesuesja Xhensila Pine dhe relatorja Alma Faskaj, vlerësuan se Balla nuk ishte më subjekt rivlerësimi dhe se procesi i tij duhej mbyllur pa vendim përfundimtar. Pine dhe Faskaj arsyetuan se Balla nuk kishte dhënë dorëheqjen dhe se statusin e kishte humbur për shkak se ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017.
Në pakicë, komisionerja Valbona Sanxhaktari paraqiti mendim paralel. Ajo vlerësoi të rëndësishëm statusin ligjor në të cilin është gjendur subjekti në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit për vetingun e magjistratëve, si dhe vullneti apo qëndrimi i Ballës në raport me ecurinë e procesit të rivlerësimit. Sipas saj, Balla ose duhej t'i nënshtrohej procesit të rivlerësimit kalimtar, ose duhej t'i nënshtrohej dispozitave të nenit “G” të aneksit të kushtetutës që përcaktojnë ndërperjen e vetingut me sanksionim 15-vjeçar.
Në qershor të 2023, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për përfundimin e vetingut pa një vendim përfundimtar dhe pa sanksion ndaj kreut aktual të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla.
Ballhysa e cilësonte vendimarrjen e shumicës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në kundërshtim me përcaktimet kushtetuese dhe kërkonte ndryshimin, ku veç ndërprerjes së vetingut, kërkoi që ndaj Ballës të caktohet edhe sanksioni që i ndalonte emërimin në disa pozicione në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, përfshi dhe funksionin që ai mban aktualisht.
Argumentet e ankimit
Komisioneri Ballhysa e cilësonte të pabazuar në situatën faktike vendimarrjen e shumicës së Komisionit. Ai solli në vëmendje qëllimin e përcaktuar në Kushtetutë për procesin e vetingut, atë të funksionimit të shtetit të së drejtës, pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe rikthimit të besimit të publikut tek drejtësia. Po ashtu, në arsyetimin e tij bazohej në jurispudencën e Kolegjit dhe në gjetjet e vëzhguesit ndërkombëtar të paraqitura në KPK në qershor të vitit 2022.
Ballhysa konstatonte se vëzhguesi ndërkombëtar është shprehur se Balla ishte subjekt rivlerësimi në kohën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese që rregullonin procesin e rivlerësimit. Në ankim evidentohet fakti se Balla ka ndërmarrë një betejë ligjore me Gjykatën e Lartë lidhur me lirimin e tij nga detyra, që e ka fituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, ndërsa në Apel ka pretenduar njohjen e statusit si këshilltar ligjor jomagjistrat, duke pranuar se e ka statusin e subjektit edhe pasi është liruar nga detyra nga kryetari i Gjykatës së Lartë.
Gjykata ka vendosur gjithashtu se Balla e ka humbur statusin e këshilltarit ligjor vetëm kur u zgjodh si anëtar i KLP-së në vitin 2018, si dhe i është dhënë e drejta të përfitojë pagesën si këshilltar ligjor deri në atë moment.
“Në një situatë ku z. Balla nuk do ishte liruar (jo ligjërisht) nga detyra e tij, ai do ushtronte shërbimin në sistemin e drejtësisë. Fillimisht, në Gjykatën e lartë (si Këshilltar ligjor jo magjistrat) dhe më pas në Këshillin e Lartë të Prokurorisë si magjistrat. Por në të dyja rastet, ai do mbante statusin si subjekt rivlerësimi dhe do ishte nënshtruar procesit të rivlerësimit”, pasqyrohet në ankim mendimi i ONM.
Bazuar në opininion e ONM-së, trupa e KPK-së ka vazhduar procedurën e vetingut për Ballën duke e konsideruar subjekt rivlerësimi, si dhe ka i dërguar atij dy pyetësorë në drejtim të vlerësimit të pasurisë, procedurë e cila ka zgjatur deri më datë 30 maj të vitit 2023, kur Komisioni i ka dërguar subjektit rezultatet e hetimit, duke konkluduar me përfundimin e procesit të rivlerësimit pa vendim përfundimtar.
Referuar akteve në fashikullin e Komisionit, Ballhysa vlerëson se që prej momentit kur vëzhguesi ndërkombëtar ka paraqitur mendimin e tij dhe kur trupa e KPK ka vendosur ta vijojë procesin, e deri në paraqitjen e rezultateve të hetimit afro një vit më vonë, nuk ka ndryshuar ndonjë rrethanë që të mund të dilej me një përfundim të ndryshëm, duke konstatuar se Balla nuk e gëzonte më cilësinë e subjektit të rivlerësimit.
Ai shton se sipas praktikës së konsoliduar të Kolegjit, në momentin kur fillonte procedura e rivlerësimit, jo domosdoshmërisht subjektet e rivlerësimit mbanin të njëjtën detyrë funksionale për të cilën ex officio, Kushtetuta dhe ligji i kishte parashikuar si të tillë.
Komisioneri Publik vlerëson se Alfred Balla e ka fituar statusin ligjor të subjektit të rivlerësimit, që në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve Kushtetuese e, për pasojë, do të duhej t'i nënshtrohej ex officio procesit të rivlerësimit kalimtar, në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi, i cili rregullon këtë proces.
“Arsyetimi i Komisionit se subjekti i rivlerësimit, z. Alfred Balla: … ka humbur statusin e subjektit të rivlerësimit, jo si pasojë e përfundimit të procesit të rivlerësimit, apo e dorëheqjes së tij, por si pasojë e një akti që ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies së punës së tij, bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjin dhe nuk përputhet as me përmbajtjen e akteve në fashikull,” arsyeton Ballhysa dhe shton se kur subjektet vendosin të mos i nënshtrohen procesit të vetingut, atëherë përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.
Ballhysa sjell në vëmendje të Kolegjit edhe faktin se Balla, teksa nga njëra anë kërkonte ndërprerjen e procesit të rivlerësimit, nga ana tjetër ka bërë objekt gjykimi urdhërin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë për lirimin nga detyra, duke iu drejtuar juridiksionit gjyqësor në vitin 2020 ku ndër të tjera është shprehur se kishte pritur të krijohej Këshilli i Lartë Gjyqësor e të rishikonte aktet në kapërcim të kompetencave të ish-Kryetarit të Gjykatës së Lartë.
“…Subjekti i rivlerësimit i është drejtuar me kërkesë me shkrim Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke i kërkuar njohjen/pasjen e statusit të këshilltarit ligjor pranë Gjykatës së Lartë,” vëren Ballhysa dhe sqaron se KLGJ në vitin 2020 e ka pezulluar shqyrtimin e kërkesës me argumentin se kjo çështje ishte duke u trajtuar në gjykatë.
Në ankim pasqyrohet dhe fakti se, kur nga ana e trupës së KPK është vijuar me dërgimin e pyetësorëve, në shkurt të 2023-it, Balla ka depozituar pranë Gjykatës Afministrative të Apelit kërkesë për heqje dorë tërësisht nga e drejta e padisë, pasi mendonte se statusi aktual pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk përputhet me atë të ndihmësit ligjor që kishte gëzuar deri në 2017-ën.
Në vijim, Balla i është drejtuar edhe KLGJ-së, me kërkesë për heqje dorë nga kërkimi i mëparshëm për deklarimin e pasjes së statusit të këshilltarit ligjor jomagjistrat në Gjykatën e Lartë, duke arsyetuar se gjykimi kishte përfunduar në të dy shkallët dhe se pozicioni aktual në KLP nuk pajtohet me statusin e ndihmësit ligjor.
KLGJ ka vendosur në muajin maj 2023 të shfuqizojë pezullimin e shqyrtimit të kërkesës dhe përfundimin pa vendim përfundimtar të shqyrtimit të saj, për shkak të heqjes dorë nga Balla.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38