Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Azem Vllasi/ crnogorskiportal.me*
Kanë kaluar tashmë tridhjetë vite nga shpërbërja e përgjakshme e Jugosllavisë. Luftërat, krimet, genocidi, kampet e përqëndrimit, përndjekjet e civilëve, shkatërrimi i shtëpive, të gjitha këto të incicuara dhe të relizuara për shkak të idesë së kotë dhe synimit të nacionalizmit serb shpërthes, me synimin që ajo të rindërtohet si një “Serbi e zgjeruar”, “Serbi e madhe”, “shtet të të gjithë serbëve”, a diçka kësisoj. Pra si territor shtetëror të të gjithë serbëve. Elita serbe e udhëhequr ng Sllobodan Millosheviçi i humbi të gjithë këto luftëra, përfshirë edhe atë në Kosovë në vitin 1999. Dhe për shkak të shkretëtirës që këto luftëra lanë pas vetes dhe krimeve të kryera, ai sëbashku me bashkëluftëtarët e tij, përfunduan para Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë. Shumë veta mendonin atëbotë se lufta tashmë i përket se kaluarës së shëmtuar e cila nuk duhet harruar dhe as duhet përsëritur! Kur, ja kështu përnjëherësh na del një sllogan i ri, i cili na kujton se idetë dhe pretendimet e vjetra nuk janë vetëm e kaluara: “Bota serbe!”. Tingëllon diçka naive, por nuk është bash kështu. Duke naviguar nëpër internet nuk mund të gjendet asgjë e ngjashme. Ndërkohë që gjithandej nëpër Europë matanë kufinjve të shteteve amë jetojnë një sërë pakicash etnike. U shpërbë edhe Bashkimi Sovjetik, me dhjetra milionë rusë mbetën për të jetuar në shtetet e reja. Por në Moskë nuk ka ndonjë ide apo term “Bota ruse”. Bashkësia e madhe në numër e hungarezëve gjithashtu pas “Marrëveshjes së Trianonit” në mbarim të Luftës së Parë Botërore mbeti për të jetuar në vende fqinjë me Hungarinë, por gjithsesi në Budapest nuk ka ndonjë shprehje “Bota hungareze”. Shqiptarët jetojnë në pesë shtete, por në fjalorin politik të tyre nuk ekziston shprehja “Bota shqiptare”.
Megjithatë Serbia është një histori tjetër. Pas rrëzimit nga pushteti të Sllobodan Millosheviçit në vitin 2000, pati një ndërprerje të shkurtër, por jo shkëputje të plotë me politikën dhe idetë që mishëronte ai. Doli se ai ishte rrëzuar sepse kishte humbur luftërat për idenë “Të gjithë serbët në një shtet”, dhe jo se i kishte inicuar ato. Pas një pushimi të shkurtër, në skenën politike në Serbi, u rikthyen njerëzit që ishin rritur në shkollën politike të tij dhe të Vojisllav Sheshelit, politika më e keqe në njëqind vitet historisë serbe. Nga e njëjta shpellë që lindi “Memorandumin” si platformë dhe udhërrëfyes për politikën kriminale të Millosheviçit, atyre tashmë u është vënë përpara njëfarë “Memorandumi 2”. Ideja qendrore e këtij të dytit është: ajo që nuk është arritur apo humbur nëpërmjet luftërave, në rrethanat tashmë të ndryshuara, të vazhdohet për ta realizuar nëpërmjet luftës diplomatike dhe politike. Me një fjalë ideja mbetet, nga ajo nuk duhet hequr dorë. Më tej, të mos pranohet me kurrfarë dënimi faji për atë që ka ndodhur gjatë luftës. Faji për këtë t’i hidhet të gjithë palëve, pra edhe viktimave. Ja, serbët vetëm janë mbrojtur, ndërsa Serbia vetëm u paska ndihmuar. Burimet nga Beogradi tregojnë se gjatë dhjetë viteve të luftimeve jashtë territorit të saj, nga Serbia janë dërguar 420.000 rekrutë djem të rinj në fushëbetejat në Kroaci, Bosnjë e Kosovë.
Në rrethanat e reja, trashëgimtarët, ose më mirë të themi vazhduesit e idesë së hegjemonizmit serbomadh, i kanë orientuar synimet dhe ambicjet e tyre në Mal të Zi, gjysmën e Bosnjsë e Hercegovinës që është entiteti i Republikës Srpska dhe Kosovë. Nisur nga ajo që është bërë publike, ideja e “Botës serbe” do të thotë që të gjithë serbët, e në mënyrë të veçantë ata që jetojnë në këto tre shtete, ta njohin Serbinë si shtetin e tyre, ndërsa politikën e saj në lidhje me çështjen kombëtare ta pranojnë si të tyren, ose më mirë të themi të vetmen. Për të gjithë problemet dhe kërkesat ndaj shteteve ku jetojnë ndihmën, mbështetjen, udhëzimet dhe këshillat i kërkojnë dhe i pranojnë vetëm nga Serbia. Kjo do të thotë se ata vazhdimisht ankohen, sikur të drejtat e tyre në Bosnjë e Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në Kosovë, realisht ose potencialisht, janë të këcënuara edhe kur ato nuk janë, dhe se vazhdimisht u duhet ndihmë nga Serbia në mbrojtje të të kërcënuarve nga kërcënuesit. Me parullat për kërcënimin e serbëve, iu turrën autonomisë së Kosovës në vitet 1989-1990. Me të njëjtat parulla, në bashkëveprim me Ushtrinë Popullore Jugosllave dhe pushtetin serb, u luftua kundër Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacisë. Parulla mbi kërcënimin e serbëve në Mal të Zi u hodh pikërisht kur ky shtet rinovoi pavarësinë e tij në vitin 2006, dhe u ndez akoma më shumë pas miratimit të Ligjit për liritë fetare, kur Kisha ortodokse serbe, kjo infrastrukturë e kleronacionalizmit serbomadh, e ndjeu se po i iknin privilegjet që gëzonte jashtë çdo kontrolli shtetëror. Ndërsa ambicjet e saj për tu marrë me politikë janë më të mëdha sesa çështjet fetare.
Të trimëruar me marrjen e pushtetit pas zgjedhjeve, adhuruesit e “Botës serbe”, kanë si synim strategjik që, me mbështetjen aktive të Beogradit gradualisht, me këmbëngulje, ta rreshtojë identitetin shtetëror dhe kombëtar malazez në “Botën serbe”. Që malazestë t’i reduktojnë në më pak se 50% e t’i paraqesin ata si “malësorë serbë”, ndërsa Malin e Zi si koncept gjeografik. Eventualish ta reduktojnë në atë që ishte para vitit 2006. Pra shtet jo i pavarur. Ose diçka më shumë se ç’është sot Vojvodina. Natyrisht që kjo nuk mund të ndodhë, por synime dhe histori të këtilla mbi “Botën serbe” mund të ngrejnë rrezikshëm tensionet dhe të kërcënojnë Malin e Zi por edhe rajonin.
Ideja mbi “Botën serbe” nënkupton që kjo “botë” nevojitet të ketë edhe territorin e saj. Meqenëse në kontekstin aktual europian dhe më gjerë, historitë mbi kufijtë nuk pinë ujë, tani për tani kjo ide le të jetë këtu, ruhet për ndonjë kohë tjetër në të ardhmen.
Janë të ngjashme synimet dhe qëllimet edhe ndaj Bosnjë e Hercegovinës, serbët në tërësi, ndërsa territorialisht entiteti i Republikës Srpska, do të ishin pjesë e “Botës serbe”. Kësaj i shërben edhe qëndrimi pro “Marrëdhënieve speciale” mes Republikës së Serbisë dhe Republikës Srpska. Këtu e ka qëllimin e strategjia tashmë publike e aktorëve kryesorë të Entitetit të Republikës Srpska për të bllokuar gjithçka në nivel të Bosnjë e Hercegovinës, për ta penguar dhe sfumuar atë në mënyrë që të përgatitet përfytyrimi se ai është shtet i pamundur për të funksionuar. Natyrisht, Bosnjë e Hercegovina si shtet sovran nuk mund të zhduket, por një veprimtari e tillë gjithsesi mund të ngrejë rrezikshëm tensionet brenda saj dhe në rajon.
Ndaj Kosovës ka një qëndrim disi ndryshe por qëllimi është i njëjtë. Kosova si territor këmbëngulet të tregohet si “Djepi i Serbisë” e me këtë edhe “territor serb”. Refuzohet të njihet realiteti i ri se Kosova është tashmë shtet i pavarur. Serbët në Kosovë këmbëngulet të mbahen nën kontrollin e plotë të Beogradit, ndërsa në Kosovë ata të veprojnë si “kolonë e pestë” sipas urdhërave nga Beogradi. Beogradi dëshiron formimin e Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, me funksione jashtë kuadrit kushtetues kosovar, si instrument për praninë e tij në Kosovë. Nxitjet nga Beogradi që serbët kosovarë të mos e njohin shtetin në të cilin jetojnë (Kosovën) janë pikërisht synimi për instrumentalizimin kundër saj. Pa marrë parasysh faktin se një gjë e tillë ata vetëm mund t’i dëmtojë dhe ti izolojë nga shoqëria kosovare dhe me këtë edhe nga jeta normale. Millosheviçi në kohën e tij i përdori serbët kosovarë kundër shqiptarëve, gjë e cila pati si pasojë që 50% e tyre, në përfundim të luftës u larguan për në Serbi sëbashku me politikën e tyre të dështuar. Njëlloj si edhe shumë serbë nga Kroacia të cilëve u ishte premtuar se nuk do të jetojnë në Kroaci por në “Serbinë e Madhe” (Aluzion për një fjalim të Aleksandër Vuçiçit, atëbotë Sekretar i përgjithshëm i Partisë radikale serbe të V. Sheshelit, në një miting zgjedhor në vitin 1995 në Knin-Kroaci ku tha shprehimisht: “Ju jap fjalën se, nëse fiton Partia radikale, ju nuk do të jetoni në Kroaci por në Serbinë e madhe”. Shën. i përkth.). Nga të gjithë këto fakte mund të konkludohet se kjo përralla mbi “Botën serbe” në fund të fundit mund të dëmtojë vetëm serbët jashtë Serbisë. Në kohën e tij Millosheviçi arriti të imponohet si lider i të gjithë serbëve. Të njëjtin synim shfaq tani edhe Aleksandër Vuçiçi dhe kjo atij i pëlqen. Para dy vitesh, ai, në pjesën Veriore të qytetit kosovar të Mitrovicës tha se Millosheviçi nuk kishte synime të këqija, por gaboi taktikisht, duke mos e kuptuar kontekstin dhe rrethanat në të cilat vepronte. Ndërsa ndjekësi besnik i tij Aleksandër Vulini në lidhje me njëfarë diskutimi mbi Ushtrinë e Bosnjë e Hercegovinës deklaroi në një moment se serbët e Bosnjës dhe Republikës Srpska kanë ushtrinë e tyre dhe kjo është ushtria e Republikës së Serbisë. Babai shpirtëror dhe ideologjik i nacionalizmit serb, i vetëquajturi babai i kombit serb, Dobrica Çosiçi, para fundit të jetës së tij tha se i vetmi përfitim i popullit serb nga lufëtarat e viteve 90-të ishte pikërisht Republika Srpska. Me gjysmë zemre tha se Kosova është humbur përfundimisht dhe se nuk duhet humbur kohë dhe forca për këtë çështje. Megjithatë forca krysore goditëse e nacionalizmit serbomadh, Kisha ortodokse serbe, këmbëngul me përrallën mbi Kosovën si “Djepi i zemrës së serbizmit”. Sepse pa këtë narrativ përralla mbi “Botën serbe” në lidhje me Kosovën nuk ka kuptim.
Pas shpërbërjes së Jugosllavisë të gjithë shtetet e sapoformuara njohën njëri tjetrin dhe vendosën marrëdhënie diplomatike. I njohu gjithashtu edhe Serbia, atëbotë e quajtur “Republika Federale e Jugosllavisë”, ose “Serbia dhe Mali i Zi”. Mali i Zi, nëpërmjet një politike të zgjuar nuk shpejtoi të shpallë pavarësinë dhe me këtë evitoi luftën. Kur u poqën kushtet për pavarësim, ndërsa kërcënimi i luftës ishte larguar, në vitin 2006 Mali i Zi shpalli pavarësinë dhe rinovoi shtetësinë e shkelur në vitin 2018. Serbia, e pakënaqur që mbeti në kufijtë e saj natyrorë, as nuk kërkoi pavarësinë e saj pikërisht për këtë. Për shkak të rrethanave ndaj të cilave nuk mund të ndikonte, u bë shtet i pavarur dhe e shpalli vetveten trashëgimtare të ish Jugosllavisë. Por, ja vitet kalojnë, e ajo gjen mënyra për të shqetësuar fqinjët e saj dhe të përzihet në punët e tyre të brendshme. Në mënyrë të veçantë në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe në Kosovë. Të gjitha, gjoja “në mbrojtje” të serbëve në këto shtete që askush dhe në kurrfarë mënyre nuk i kërcënon.
Askush nuk e diskuton faktin se shtetet amë duhet të kenë të drejtën të interesohen për pozitën e pakicave të tyre kombëtare në shtetet e tjera dhe të ndihmojnë që ata të jetojnë sa më mirë. Por nëpërmjet bashkëpunimit të mirë me shtetet ku jetojnë këto pakica, duke respektur integritetin e tyre dhe jo duke mos nxitur pakënaqësi kundër këtyre shteteve. Pikërisht në sajë të faktit se shumë pakica kombëtare jetojnë jashtë shtetit përkatës amë, në Europë, nëpërmjet konventave të veçanta mbrohen të drejtat e pakicave si dhe të drejtat e shteteve amë që të përkujdesen për ato. Meqënëse Serbia në mënyrë verbale është përcaktuar për integrimin europian, nëpërmjet kërkesës për antarsim në BE, është koha të shtrohet pyetja: përse ajo për pakicën kombëtare serbe që jeton në shtetet fqinjë nuk angazhohet në përputhje me konventat dhe praktikat Europiane, por nëpërmjet përzierjes në punët e brendshme të këtyre vendeve dhe vazhdon me politikën e nxitjes së bashkëatdhetarëve të saj kundër këtyre vendeve? Është hipokrizi të mos drejtohet gishti te ky fakt, siç është hipokrizi nga ana e pushtetit në Beograd të deklarohet se Serbia është faktor stabiliteti dhe ruajtëse e paqes në rajon, e orientuar drejt integrimit europian, ndërsa ndaj fqinjëve sillet në kundërshtim me këtë orientim.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Titulli i shkrimit është në gjuhën shqipe. Fraza “Roka mandolinën” është titulli i një kënge mjaft të njohur të grupit muzikor jugosllav “Bjello dugme” (Kopsa e Bardhë), kënduar në gjuhën shqipe (shën i përkth.).
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14