Flash News

KRYESORE

Kthimi i Dosjes 184 në Dibër, Manjani: Prokuroria e ka pranuar vetë, nuk ka këllqe

Kthimi i Dosjes 184 në Dibër, Manjani: Prokuroria e ka pranuar

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me kthimin e dosjes 184 prokurorisë së Dibrës nga Krimet e Rënda për moskompetencë, duke thënë se kësaj të fundit i mungojnë ‘këllqet’.

“Fjala e duhur që Prokuroria e përdor për veten është "moskompetencë". Fiks, po fare fiks! Kompentencë do të thotë, para së gjithash, këllqe. Prokuroria e thotë vetë që: Nuk i ka”, shkruan Manjani në një postim në facebook.

Më tej, ai shton se kjo prokurori është funskionale vetëm ndaj atyre që ngrenë zërin kundër hajdutëve të veshur me pushtet.

“Ama kush proteston e ngre zërin kundër hajnave të votave, pushtetit e produkteve të tij, e ha. Aty po, shkëlqen prokuroria e cila është e gjitha nën varësinë e policisë politike... "Shkëqen", është fjala se në fakt edhe aty ka dështuar paq. Frikshëm fare! Asnjë i arrestuar për politikë nuk ka përfunduar i dënuar... Ngaqë e kemi prokurorinë "kompetente"....”, shkruan Manjani.

Të fundit