Flash News

KRYESORE

Kylie Jenner shpallet sërish miliarderja më e re në botë “e bërë vetë”

Kylie Jenner shpallet sërish miliarderja më e re në botë

Ylli i “Keep Up With Kardashians”, Kylie Jenner, është shpallur sërish miliarderja më e re në botë, e bërë vetë (self-made).

Revista “Forbes” ka shpallur për të dytin vit radhazi 22-vjeçaren miliarderen më të re në botë dhe edhe pse ajo ka shitur 51% të aksioneve, vazhdon të gjenerojë fitime marramendëse.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Jenner arriti të mposhtë edhe krijuesin e Facenbook, Mark Zuckenberg – i cili ishte 23 vjeç kur bëri miliardat e tij të parë.

Në nëntor të vitit të kaluar, ajo shiti 51% të markës së saj Kylie Cosmetics në markën e bukurisë Coty Inc, për 600 milionë dollarë. Jenner zotëron vetëm 49% të aksioneve dhe biznesi i saj vlerësohet 1.2 miliard dollar.

 

Të fundit