Flash News

KRYESORE

"La Figaro" për radhët kilometrike në Kakavijë: Mijëra shqiptarë të bllokuar në kufi me Greqinë

"La Figaro" për radhët kilometrike në Kakavijë:

Që të prej tre ditësh, mijëra shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Greqi, kanë ngelur në mes dy shteteve, në Kakavijë. Kjo ka ardhur si pasojë e përpjekjes që të kalonin në shtetin helen para hyrjes në fuqi të detyrimit për karantinë.

Le Figaro e përshkruan gjendjen ne piken e kalimit kufitar me Greqine, ne Kakavije, si një gjendje dëshpëruese.

Radha e rreth 4,000 veturave ka arritur mbi 20 kilometra, ndërkohe që sipas medias se huaj, ajo ka nisur pas njoftimi në fillim të kësaj jave për masat e reja greke lidhur me menaxhimin e situatës nga koronavirusi.

Nga 16 gusht, Policia njoftoi se ne Greqi do te hyje një maksimum prej 750 personash në ditë përmes Kakavijë. Ata duhet të kenë një provë negative Covid-19, të realizuar 72 orë para ardhjes së tyre, dhe gjithashtu do izolohen për shtatë ditë. Këto rregulla të reja u dekretuan nga Greqia pas regjistrimit të rasteve te reja me koronavirus.

Shume prej shqiptareve kanë qenë duke pritur për tre ditë në kufi, i tha një zyrtar rajonal i policisë AFP-se,  duke specifikuar se “ekipet e shëndetit grek (ishin duke punuar) me një staf të zvogëluar” dhe se posta kufitare ishte e mbyllur natën.

Sipas rregullave që janë ende në fuqi deri më 16 gusht, shqiptarët që hyjnë në Greqi testohen për Covid-19 në kufi.

 

Të fundit