Flash News

KRYESORE

Tradhtia e Superiores, presidenti i Bylisit: Kjo është prerje në besë

Tradhtia e Superiores, presidenti i Bylisit: Kjo është prerje në

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, e ka komentuar me shumë mllef transferimin e Dorian Kërçikut te Partizani. Ai kaloi nga Tirana te "Demat e kuq", rivalët e përbetuar të bardhebluve.

Sipas Kapllanajt, ky transferim ishte “prerje në besë”, sepse mbrojtësi kishte një marrëveshje me klubin ballshiot. “Unë kam edhe një mesazh të lojtarit dhe më kërkon njëqind herë falje. Ne ramë dakord, madje në media e ka pohuar dy ditë më parë se në Ballsh i kanë ofruar kushte super. Nuk e kuptoj. Kjo është prerje në besë dhe ta quash veten futbollist profesionit kjo s’ka ku të rrijë. Kam kaq vite që merrem me sport dhe kjo që ka bërë Kërçiku tregon thjesht që ai nuk është profesionist", ka deklaruar Kapllanaj.

“Kam folur me drejtuesit e Partizanit, me vetë presidentin Gaz Demi, të cilin e kam mik, dhe me ka thënë që do ta zgjidhim këtë çështje, pasi kishim rënë dakord me çdo detaj, e madje doli në stërvitje. Por, Kërçiku nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka rënë të mirës me shkelm, sepse te Bylisi e ka derën mbyllur. Ne jemi një klub serioz dhe kurrë nuk do të ketë vend për lojtarë që ikin fshehurazi. Kërçiku apo çdo lojtar tjetër, me atë që ne ofrojmë, ta kenë nder që veshin fanellën e Bylisit”, – tha Kapllanaj.

Të fundit