Flash News

KRYESORE

"Mashkulli im i preferuar", Fifi vazhdimisht i shpreh dashurinë Flori Mumajesit; por a i kthehet mbrapsht?

"Mashkulli im i preferuar", Fifi vazhdimisht i shpreh dashurinë
Sot, kantautori Flori Mumajesi feston 37-vjetorin e lindjes. Edhe pse Flori po rri larg rrjeteve sociale, fansat nuk e kanë harruar ditëlindjen e tij dhe as kolegët e bashkëpunëtorët. Një ndër urimet e veçanta ishte ai i Fifit. Fifi vazhdimisht e shpreh dashurinë dhe respektin që ka për Florin (më shumë dashurinë). Në postimet e saj, që ajo i bën "sikur" për të provokuar, shohim se ka një simpati të madhe për kolegun e saj. Dy këngëtarët i kanë provokuar shumë mediat me postimet e performancat e tyre. Mirëpo Fifi duket se e ka më të madhe simpatinë për Florin. Të paktën këtë të lë këngëtarja të kuptosh. Në urimin e saj për ditëlindjen e Florit, Fifi shkruan: “Sikur pak njerëz të ishin si ty! Gëzuar ditëlindjen mashkulli im i preferuar.” Epo një shoku nuk mund t`i thuash kështu. Por si janë ndjenjat e Florit karshi Fifit? Kantautori duket më i tërhequr në këto "provokime" ndaj ai e respekton Fifin si këngëtare dhe bashkëpunëtore por mesa duket me çështjet e zemrës, Flori ende nuk është i qartë për publikun.
 
View this post on Instagram
 

❤️ @iamflorimumajesi

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr) on

Të fundit