Flash News

KRYESORE

Mbeti e plagosur gjatë protestës, efektivja niset drejt Turqisë për ndërhyrje të specializuar

Mbeti e plagosur gjatë protestës, efektivja niset drejt Turqisë

Pasi mbeti e plagosur gjatë protestës para Kuvendit, nga një kapsollë që i shkaktoi dëmtime në duar, efektivja Ina Nuka është nisur drejt Turqisë për të marrë mjekim më të specializuar.

Të afërmit e efektives kanë treguar se Ina ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale te Spitali i Traumës, ndërsa prisin të nisej drejt Ankarasë për të kryer një tjetër operacion.

“Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, shpjegon ngjarjen 24-vjeçarja.

Të fundit