Flash News

KRYESORE

Mbledhja e Këshillit Politik, Murrizi i pakënaqur: Opozita parlamentare nuk tërhiqet, këta le të flenë bashkë aty

Mbledhja e Këshillit Politik, Murrizi i pakënaqur: Opozita

Prej orës 11:00 po zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik në Pallatin e Kongreseve jo për çështjet e lëna pezull apo marrëveshjen e 5 qershorit, por për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita në Kuvend dhe të mbështetura nga kryeministri Edi Rama.

Përfaqësuesi i 28 deputetëve nismëtarë për ndryshimet kushtetuese, Myslim Murrizi ka deklaruar se opozita parlamentare nuk tërhiqet nga kërkesa e saj për Lista të Hapura.

Sipas Murrizit opozita joparlamentare dhe mazhoranca kanë hallin e marrëveshjes së 5 qershorit por ai siguroi se opozita parlamentare nuk do të japë asnjë votë për atë marrëveshje.

Madje ai akuzoi se ishte dëshmitar i ‘kopilllëkut’ dhe tha me ironi se po të duan edhe të flejnë në Pallatin e Kongreseve.

"Pasi të hapim listat rishikojmë Kodin Zgjedhor që mos tjetërsojnë hajdutët votat dhe rezultatin. Kjo është kërkesa jonë. Këta bashkë le të rrinë dhe ishalla le të flejnë edhe aty. Dashuria e vjetër është e madhe. Unë jam si përfaqësues i 28 nismëtarëve. Pasi opozita parlamentare ka dhe nja 12 të pavarur. Erdha të jem dëshmitar i kopillëqeve dhe mësova se këta kanë hallet e 5 qershorit, nuk marrin kokërr vote nga opozita parlamentare",  tha Murrizi.

Të fundit