Flash News

KRYESORE

“Më fal se nuk të dëgjova”, Ruçi debat me ministren: Mos bëj muhabet

Ka qenë një seancë e gjatë takimi i fundit për këtë sesion parlamentar, por duke kaluar për miratim një sërë projektligjesh të 'nxehta'.

Gjatë seancës nuk kanë munguar edhe debatet mes socialistëve.

I tillë ka qenë debati mes kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kjo e fundit i ka kërkuar të përsërisë nenet lidhur me kalimin e ndryshimeve në ligjin për duhanin.

Debati

Gramoz Ruçi: Zonja ministre, dëshironi të shpreheni?

Ogerta Manastirliu: Më fal kryetar, por nuk dëgjohet, kemi probleme me dëgjimin, nuk dëgjohet cfarë po thua...

Gramoz Ruçi: Cfarë nuk dëgjohet?

Ogerta Manastirliu: Për cështjen e amendimit

Gramoz Ruçi: Atëherë detyrohem, të dëgjoni ju, mos bëni muhabet me njëri tjetrin, ta lexoj dy herë

Ogerta Manastirliu: Por nuk dëgjohet

Gramoz Ruçi: Po të kesh mendjen e dëgjon, ja si ta dëgjosh

Të fundit