Flash News

KRYESORE

Me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike, si do të jetë motit për sot

Me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike, si do të jetë motit

Situata e reshjeve e nisur prej ditës së djeshme në të gjithë territorin do të vijojë edhe sot.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, shirat intensive do të vijojnë deri në mesditë.

“Reshjet e shiut me intensitet deri të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe erë të vrullshme janë prezent në qytetin e Shkodrës, ndërsa pjesa tjetër reshje shiu me intensitet deri mestarë. Kjo situatë do të vijojë të mbetët prezent deri në orët e mesditës së ditës së Enjte. Në Veriperëndim përgjatë zonave bregdetare, zonën qendrore dhe në Jug të vendit reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërsa në pjesën tjetër reshjet e shiut do të jene me intensitet deri mesatar”, sqaron Shërbimit Meteorologjik në faqen zyrtare, duke shtuar se e gjithë kjo situatë do të shoqërohet edhe me erë nga kuadrati i Jugut hera-herës të vrullshme me shpejtësi deri 20m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

Të fundit