Flash News

KRYESORE

Mes dhimbjes dhe tragjedisë, vjen në jetë një fëmijë në çadrën e emergjencës në Manëz

Familja Sula në Manëz ka ngelur pa shtëpi pas tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të 26 nëntorit. Pas shkatërrimit të shtëpisë ata janë strehuar në çadrën e emergjencës. Por edhe pse mes lotëve të dhimbjes, në këtë familje ka ndodhur një gëzim.

Një jetë e re!

Ardjana ka sjellë në jetë në çadrën e emergjencës një vajzë, të cilës ia ka vendosur emrin Ajsel. Ky lajm është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu, që ka publikuar dhe foton e nënës së re dhe të vogëlushes.

"Mrekullia e jetës 🙏🏼

Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka lindur Ajsel, vajza e tyre 😇 që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën 🤗"- ka shkruar Ministrja krahas fotos.

Të fundit