Flash News

KRYESORE

Meta kritika opozitës: Më shumë janë pranë qeverisë se sa presidentit

Meta kritika opozitës: Më shumë janë pranë

Presidenti Ilir Meta ka kritikuar edhe opozitën që me veprimet e bëra i ka krijuar probleme institucionit që ai drejton.

“PD dhe LSI janë më shumë pranë qeverisë se sa presidentit. Me ato akte e veprime që kanë bërë deri tani, siç është dhe djegia e mandateve, e dëshmon këtë. PD dhe LSI i kane lënë rrugë të hapur kapjes se institucioneve nga Rama. PD dhe LSI e kanë lënë presidentin e ekspozuar ndaj një bande.

Por unë do të flas dhe me popullin dhe ta dinë mirë se unë nuk jam i vetëm. Unë kam popullin dhe do flas me ta. Një deklarate bëra ne Pogradec dhe doli në një mije media ndërkombëtare, ndaj e them që e dinë mirë ata kur flet Ilir Meta dhe i drejtohet popullit.”, tha kreu i shtetit në emisionin “Opinion”.

Ai gjithashtu dha mendimin e tij në rast se Gjykata Kushtetuese do të shpallë si të ligjshme zgjedhjet e 30 qershorit.

“Nëse Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim të tillë, atëherë është e qartë se ka rënë Gjykata Kushtetuese. Do të presim shumë vite dhe do të shtohen shumë kushte të tjera për në BE. Të gjithë e dimë se zgjedhjet ishin të paligjshme, e ka konfirmuar raporti i OSBE/ OHDIR, që ka thënë se mos publikimi i dekretit të presidentit në fletoren zyrtare është i paligjshëm.”

Të fundit