Flash News

KRYESORE

Meta në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut në Kosovë: Çdo përpjekje për ta mohuar është rrezik për riciklimin e dhunës

Meta në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut në

Presindeti Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 21- vjetorin e masakrës së Reçakut në Kosovë.

Krah homologut të tij në Kosovë, Hashim Thaçi, Meta tha se është koha që vihet drejtësia në vend për ata që realizuan krime kundër njerëzimit, ndërsa përpjekjet për t’i mohuar këto masakra që sipas tij shokuan botën janë rrezik për riciklimin e dhunës.

“Përkulje me nderim ndaj viktimave të Recakut, të masakruar 21 vite më parë në një akt që nuk mund të përmblidhej më saktë se në tre fjalë, si ambasadori Waker, si krim kundër njerëzimit.

Masakër e pashembullt që shokoi botën, edhe që por vuri në lëvizje edhe diplomacinë botërore për të kërkuar zgjidhje për të ndalur gjenocidin në Kosovës dhe më pas me ndërhyrjen e NATO-s.

Kjo dhe shumë masakra të tjera, treguan se liria dhe dinjiteti njerëzor triumfojnë ndaj gjenocidit dhe barbarizmit. Kjo sakrificë solli edhe drejtësinë ndërkombëtare përmes lirisë dhe pavarësinë e Kosovën. Sot është koha për t'i shkuar deri në fund drejtësisë për ata që realizuan krime kundër njerëzimit, pasi është rruga më e mirë për një pajtim të vërtetë në rajonin tonë.

Çdo përpjekje për të mohuar jo vetëm masakrën e Recakut, por dhe të tjera, nuk është gjë tjetër veçse një rrezik për riciklimin e dhunës, ndaj duhet të qëndrojmë të bashkuar drejt vlerave më të mira evropiane dhe të bëjmë gjithçka që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në rajonin tonë”, u shpreh Meta.

Më herët, presidenti Thaçi tha se tendenca e mohimit të një krimi të tillë, është një sjellje e mentalitetit të Millosheviç.

“Shteti serb të jap llogari për gjenocidin serb që ka kryer në Kosovë edhe tendenca e fshehjes është një sjellje e mentalitetit të Millosheviç dhe kjo  sjellje ka ardhur si pasojë e heshtjes së ndërkombëtarëve dhe nuk ka njeri në botë që mund të mohoj krimin që e ka kryer Serbia”, tha Thaçi.

Të fundit