Flash News

KRYESORE

"Mirupafshim Drogo", Jason Momoa i jep lamtumirën "rolit" të GOT për një arsye madhore

"Mirupafshim Drogo", Jason Momoa i jep lamtumirën

Jason Momoa pas disa vitesh ka hequr komplet mjekrën e tij. Arsyeja pse e ka bërë është shumë domethënëse pasi kështu ai kërkon të rrisë ndërgjegjësimin për një planet më të pastër.

"Çka është më e rëndësishmja, unë dua vetëm të rris ndërgjegjësimin se plastika po e vret planetin tonë. Dhe nëse kemi një zgjidhje, unë nuk dua të bie në sy. Ka vetëm një gjë që me të vërtetë mund të ndihmojë planetin tonë dhe të shpëtojë planetin tonë për sa kohë që ne riciklojmë."

Jason e mbante këtë mjekër prej vitesh, që nga roli i Khal Drogo në "Game of Thrones" edhe pse ai ishte larguar prej vitesh nga ky serial.

Videon, aktori e ka titulluar "Mirupafshim Khal Drogo".

Të fundit