Flash News

KRYESORE

“Mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar zëdhënësin tim”, presidenca shkresë Prokurorisë: Të verifikohet numri që i bëri presion

“Mjerë ata diplomatë që mund të kenë

Presidenca i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Tiranës, lidhur me denoncimin e një ditë më parë se zëdhënësi i tij Tedi Blushi është shtantazhuar pas një statusi në Facebook.

“Po zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash. Kam kërkuar hetim të menjëhershëm. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”, shkroi Meta dje në rrjetet sociale.

Kështu, presidenca me anë të një shkrese i ka kërkuar sot Prokurorisë që të nisë verifikimet për të mësuar se kujt i përket numri që ka telefonuar Blushin, duke i kërkuar sipas Metës të heqë postimin nga profili i tij.

Të fundit