Flash News

KRYESORE

Mustafa i përgjigjet Ramës indirekt për deklaratat në Ohër: Uroj që askush të mos e provojë Jugosllavinë

Mustafa i përgjigjet  Ramës indirekt për deklaratat në

“Kush flet për Jugosllavi, mbase ka jetuar shumë gjatë në këtë vend. Unë personalisht nuk kam jetuar asnjë ditë në Jugosllavi. Kush flet për të, mbase ka kujtime, kurse unë nuk kam asnjë kujtim nga Jugosllavia”.

Kështu deklaroi kryeministri Rama në samitin e sotëm në Ohër, ku u bisedua për krijimin e Shengenit Ballkanik. Si përgjigje ka ardhur reagimi i liderit të LDK-së, Isa Mustafës i cilithotë se s’dëshiron ta shohë më askënd duke përjetuar edhe një herë Jugosllavinë.

“Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe njëherë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar, nuk ua dëshirojmë.

I kam shprehur qendrimet e mia dhe te LDK-së në postimin tim lidhur Mini-Shengenin dhe Mini-Jugosllavët”, – tha Mustafa për gazetën Express.

Në qëndrimet e tij të mëparshme, lideri i LDK-së ka thënë se nuk e përkrah një “Mini-Shengen” ashtu siç nuk e ka përkrahur ndryshimin e kufijve ndërmjet me Serbinë.

Rama: Kush flet për Jugosllavi, mbase ka jetuar shumë gjatë në të

Të fundit