Flash News

KRYESORE

Mustafaj: Rama e largoi Tahirin se e mbushi kupën, puna e Xhafajt bën diferencën

Mustafaj: Rama e largoi Tahirin se e mbushi kupën, puna e Xhafajt bën

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i ftuar në “News 24” ka folur në lidhje më çështjen ‘Tahiri’ dhe pasardhësin e tij Fatmir Xhafaj.

Ai shprehet se largimi i Tahirit nuk erdhi si pasojë e disa informacioneve në lidhje më të, por sepse , sipas atij, Tahiri e mbushi kupën dhe ishe presioni ndërkombëtarë i vazhdueshëm i cili e shtyu Ramën të largonte ish-ministrin.

Mustafaj shprehet se deklaratat e Xhafajt dhe puna e tij bëjnë diferencën pasi ishte ai i cili ndikoi të policia dhe nxori zbuluar Tahirin.

Në lidhje me bashkimin opozitar ai pohoi se nuk ka një arsye të fortë për të ngritur qytetarët në protestë, por nuk mund të përjashtohet si alternativë.

“Unë besoj se protesta duhet të jetë pjesë e aksionit të Partisë Demokratike, në këtë rast unë besoj se opozita nuk është në gjende të ngrejë popullin në protestë në prag dimri.

Tani objektivi i opozitës për t’iu kundërvënë  qeverisë së Ramës do të mobilizonte gjithë spektrin parlamentar, ne do të kemi simpatizantë të LSI-së dhe të PD-së. Unë besoj se kryetarja e LSI-së ka qenë e qartë që do të jetë pro bashkimit të opozitave dhe unë nuk presë surpriza.

Përvoja mua më mëson të mos përjashtojë asgjë, por në formën se si ne e shohim LSI-në nuk më jep shkas mua të them se edhe mund të mos bashkohen. 

Është thënë dhe është përsëritur disa herë se Saimir Tahiri është mbrojtësi apo përgjegjësi kryesorë pse në 2016 u kanabizua Shqipëria. Ministri i Brendshëm ka të drejtën të kontrollojë policinë, ndaj dhe them se përgjegjësia bie mbi Tahirin.

Në një periudhë të shkurtër Xhafaj e nxori zbuluar paraardhësin e tij, pra me punë arriti të shtynte policinë të zbardhte të vërtetën. Në këtë rast fakt është që Xhafaj ka bërë diferencën.

Kryeministri ka pasur presion ndërkombëtarë në rritje për largimin e Tahirit, por zgjedhja e Xhafajt nuk e bënë Ramën më të mirë. Rama nuk e hoqi Saimirin se papritur zbuloi të vërtetën, por sepse kishte presioni ndërkombëtar dhe se Saimir Tahiri mbushi kupën. Kyeministin nuk e vrasin fjalët e qytetarëve por sepse ka një presion ndërkombëtar.  Peshqit e mëdhenj kanë lidhje më sferat e larta të politikës”,- u shpreh Mustafaj.

 

 

Të fundit