Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta shkrimtari Kasem Trebeshina

Ndahet nga jeta shkrimtari Kasem Trebeshina

Është ndarë nga jeta në moshën 92 vjeçare shkrimtari Kasem Trebeshina. Shkrimtari ka ndërruar jetë në Ankara të Turqisë, ku jetonte së bashku me vajzën e tij. Trupi i Trebeshinës ka mbërritur në Shqipëri dhe do të prehet në varrezat e Sharrës, në Tiranë.

Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare. Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve. Për këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim. Letra e tij "Promemorje" për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, dhe e botuar pas rënies së komunizmit, denoncon vendosjen e pushtetit "njëdorësh" në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës së realismit socialist të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një censurë nga më të çuditshmet.

Disa nga veprat:

Kruja e çliruar, 1953

Artani dhe Min'ja, 1961

Stina e Stinëve, 1991

Legjenda e asaj që iku, 1992

Qezari niset për luftë, 1993

Koha tani, vendi këtu, 1992

Rruga e Golgotës, 1993

Mekami, melodi turke, 1994

Lirika dhe satira, 1994

Historia e atyre që s'janë, 1994

Ëndrra dhe hije, 1996

Hijet e shekujve", 1996

Nata para apokalipsit, 1998

Ku bie Iliria, 2000

Kënga Shqiptare, 1-5, 2001

Më përtej kohërave, 2004

Drama, 2006

Polimnia dhe Melpomena, 1-2, 2006

Tregtari i skeleteve, 2006

Këngë për Kosovën, 2007

Shtigjet e shekujve, 2007

Një ditë në natën pa fund (Dafinat e thara), 2016

Të fundit