Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Ndeshje perfekte nga Atletico, Simeone mposht kampionin Klopp
Atletico Madrid mbetet një nga skuadrat më të vështira për t’u mundur, kur është fjala për Champions League. Djemtë e Diego Simeones sonte fituan 1-0 përballë Liverpool-it, skuadrës më të fortë në botë.
Sfida e parë për një vend në çerekfinalet e Champions League u zgjidh shumë shpejt. Saul Niguez shënoi në minutën e katërt dhe në “Wanda Metropolitana” nisi festa. Kampionët në fuqi nisën ofensivën, por Atletico rrezikoi me Moratën.
Spanjolli u ndal nga Allison, teksa Momo Salah humbi një rast të pastër në minutën e 35-të. Pjesa e dytë nisi nën dominimin e “The Reds” dhe mbrojtjen e fortë të vendasve. Salah dështoi sërish të shënonte në minutën e 53-të, teksa në fund tentoi edhe kapiteni Henderson.
Në fund 1-0 për “Colchoneros”, që arritën rezultatin që dëshironin. Liverpool duhet të bëjë diçka më shumë për të rikthyer rezultatin dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale. Takimi i kthimit luhet në “Anfield” me datë 11 mars, aty ku pritet të zhvillohet një përballje tepër e fortë dhe spektakolare.