Flash News

KRYESORE

Në Gjermani zhvillohet mbledhja për konfliktin në Libi

Në Gjermani zhvillohet mbledhja për konfliktin në Libi

Përfaqësuesit e mbi dhjetë shteteve do të mblidhen sot në Berlin, për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Libi. Frika është e madhe se mund të ketë një fluks të ri emigrantësh.

Turqia, SHBA-ja, Gjermania, Kina, Britania, Italia, Franca, Egjipti, Algjeria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, do të kenë përfaqësuesit e tyre në këtë samit. Kancelarja gjermane Angela Merkel është nismëtarja e këtij takimi.

Të pranishëm do të jenë edhe liderët e dy fraksioneve kryesore libiane pritet të marrin pjesë. SHBA-në e përfaqësohet nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Shqetësimi amerikan është se konflikti në Libi po kthehet si ai në Siri, ku lufta civile ka lënë të vdekur qindra mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Por qindra mijëra janë nisur drejt Evropës, duke shkaktuar një krizë. Kombet e Bashkuara kërkojnë nga palët në konflikt që të pajtohen për armëpushim dhe për një mekanizëm të monitorimit, që do të përbënte hapat e parë drejtë paqes.

Të fundit