Flash News

KRYESORE

Në pranga ‘bojaxhiu’ që grabiste nën kërcënimin e armëve (Video)

Në pranga ‘bojaxhiu’ që grabiste nën

Policia ka vënë sot në pranga 27 vjeçarin që grabitit disa ditë më parë nën kërcënimin e armës një pikë kredidhënie në zonën e Zogut të Zi.

I Arrestuari është E.B me vendbanim në Tiranë. Gjatë grabitjes së pikës së kredidhënies ai mbante të veshur një palë kominoshe dhe një maskë që mbajnë bojaxhinjtë kur punojnë.

Krejtësisht i qetë ai shihet në video se si mbush qesen me para dhe pastaj largohet.

Ndërkohë policia njofton se ai ishte një grabitës serial pasi kishte kryer vjedhje të tjera në kryeqytet. Sipas policisë që ka dokumentuar vjedhjet e tij me video  dhe bëhet fjalë për grabitje: një market në rrugën "Naim Frashëri", një pike  rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit,  si dhe dyshohet edhe  në një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet.

Ai tashmë do të akuzohet për veprën penale "Vjedhja me armë".

https://www.youtube.com/watch?time_continue=21&v=i8_xPJQTt4M

https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=rzGRhyn3yis

Të fundit