Flash News

KRYESORE

Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut/ Ministrat e jashtëm të BE mblidhen nesër në Luksenburg

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, do të mblidhen nesër në Luksenburg.

Aty do të përgatisin draftin me konkluzionet kryesore, që do u kalohet më pas liderëve të vendeve të BE-së në samitin e 17-18 Tetorit ku do të merret vendimi nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë do i çeleng negociatat.

Këshilli Evropian ka bërë publik edhe agjendën e takimeve.  Në krye të agjendës qëndron procesi i zgjerimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

 “Këshilli nënvizoi nevojën kritike që vendi të konsolidojë më tej përparimin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes vetting-ut, dhe të japë rezultate të mëtejshme të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanërisht në kultivimin dhe trafikimin e drogës. Kjo përfshinte, ndër të tjera, avancimin e mëtutjeshëm të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke përfunduar krijimin e strukturave të pavarura gjyqësore dhe organeve të specializuara si Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe forcimin e hetimeve proaktive, ndjekje penale dhe dënime përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë nivelet e larta. Këshilli gjithashtu theksoi rëndësinë e rezultateve të mëtejshme të reformës, veçanërisht në sundimin e ligjit, reformën zgjedhore dhe zvogëlimin e numrit të kërkesave për azil”-thuhet në agjendë në pjesën për Shqipërinë.

Më poshtë agjenda e publikuar nga KE

Të fundit