Flash News

KRYESORE

Negociatat në udhëkryq/ Befason një tjetër shtet: Vendime të ndara për Tiranën dhe Shkupin

Negociatat në udhëkryq/ Befason një tjetër shtet: Vendime

Këtë të martë po mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksenburg. Si temë kryesore e takimit u vendos hapja ose jo e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Radio Europa e Lirë raporton se Presidenca finlandeze e Bashkimit Evropian propozoi zyrtarisht që të veçohet vendimi për Maqedoninë e Veriut, nga ai për Shqipërinë.

Mësohet se Finlanda ka propozuar një draft të ri, sipas të cilit pritet një vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut. Ndërsa për Shqipërinë do të kërkohen kushtet për të nisur procesi.

Nga ana e saj Franca vazhdon në qëndrimin e saj, se nuk do të japë ‘ok’ për të filluar zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me Tiranën dhe Shkupin.  Në qëndrimet e saj për zgjerim Franca ka qenë e mendimit se më tepër rëndësi ka që BE-ja të reformohet nga brenda dhe më pas të zgjerohet.

Të fundit