Flash News

KRYESORE

Nëna hyn në gjimnazin në Tiranë dhe godet drejtoreshën, mbështetet nga 18 vjeçarja që shpartallon derën

Nëna hyn në gjimnazin në Tiranë dhe godet drejtoreshën,

Një 46 vjeçare është arrestuar nga policia sepse ka dhunuar drejtoreshën e një gjimnazi ku djali i saj është nxënës.

Policia njofton se shtetësia Adriana H., ambientet e brendshme të një shkolle dhe ka goditur drejtoreshën, shtetasen V. G., ndërsa shtetësia H. H., 18 vjeçe, ka goditur me grusht derën e zyrës së drejtoreshës duke e dëmtuar.

Policia ka arrestuar 46 vjeçaren dhe ka referuar materialet në prokurori për 18 vjeçaren dhe 16 vjeçarin me iniciale G.H., djali i gruas që dhunoi drejtoreshën.

“Më datë 30.05.2017, u arrestua shtetësia Ardiana H., 46 vjeçe, banuese në Tiranë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit H. H., 18 vjeçe dhe G. H., 16 vjeç, banues në Tiranë, sepse tek ambientet e brendshme të një shkolle, shtetësia Ardiana H. (nëna e shtetasit G. H., nxënës i kësaj shkolle), ka goditur drejtoreshën e kësaj shkolle, shtetasen V. G., ndërsa shtetësia H. H., ka goditur me grusht derën e zyrës së drejtoreshës duke e dëmtuar. Gjithashtu shtetasit e sipërpërmendur, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë veprimeve të tyre proceduriale. Parashikuar nga Nenet 236/2, 237 dhe 150 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit