Flash News

KRYESORE

Nëse doni dhëmbë të shëndetshëm, ndaloni së kryeri këto veprime

Nëse doni dhëmbë të shëndetshëm, ndaloni së

Dhëmbët janë një pjesë e rëndësishmë e trupit tonë. Shpesh ne anashkalojmë disa veprime të përditshme që dëmtojnë smaltin, duke i dëmtuar automatikisht.

Më poshtë lexoni 4 veprime të zakonshme që duhet të ndaloni së bëri nëse doni dhëmbë të shëndetshëm:

Konsumimi i produkteve të errëta

Pijet si kafeja, vera e kuqe dhe çaji i zi përmbajnë përbërës të quajtur taninet. Ata bëjnë që komponimet e ngjyrave të ngjiten në dhëmbët tuaj dhe prandaj mund të çojnë në zverdhje. Frutat si (manaferrat, boronicat dhe qershit), domatet dhe karamelet gjithashtu mund të çojna në gurëza në dhëmbë.

Pastrimi i shpejtë dhe i gabuar me furçë

Nëse do i lani shpejt dhe me forcë kjo mund të prekë ndjeshmërinë e dhëmbëve.

Kjo është mënyra e saktë: Operoni sikur po hani një çamçakëz dhe shkoni lart e poshtë në lëvizje të vogla rrethore. Bëni këtë veprim përafërsisht për 2 minuta.

-Mos i lani dhëmbët menjëherë pasi të keni ngrënë. Ushqimet që përmbajnë acid mund të dobësojnë smaltin tuaj.

-Ndryshoni furçën të paktën çdo 3 deri në 4 muaj, përndryshe do të jetë më pak efektive.

Kur i përdorni dhëmbët për të hapur gjëra (si thikë)

Përdorimi i dhëmbëve tuaj si një mjet për të hapur një shishe birrë ose për të prerë një etiketë veshjesh mund t’ju vijë në ndihmë në momente të caktuara. Por kujdes, se mund të përfundoni duke thyer ndonjë dhëmb.

Të ngrënit e patatinave shpesh

Nëse konsumoni shumë patatina, acidi në ushqim ka më shumë kohë që të jetë në kontakt me dhëmbët tuaj dhe t’i dëmtojë ato.

Të fundit