Flash News

KRYESORE

Nga 17 shtatori do rikthehet kufizimi për qarkullimin e kamionëve dhe furgonëve; Veliaj tregon arsyen

Nga 17 shtatori do rikthehet kufizimi për qarkullimin e kamionëve dhe

Me fillimin e vitit të ri shkollor me 17 shtator, do të rikthehet kufizimi i qarkullimit për mjetet që kryejnë furnizimin e dyqaneve në mëngjes. Sipas Bashkisë së Tiranës, kjo masë ka për qëllim të ulë fluksin e trafikut në orët kur nxënësit e Tiranës shkojnë në shkollë.

Gjatë një takimi me drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të Tiranës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se kufizimi i qarkullimit të mjeteve të furnizimit në fashën orare 7.00-9.00 bëhet për t’i ardhur në ndihmë prindërve dhe nxënësve, që ata të mbërrijnë në kohë në shkollë.

“Do të rifusim në veprim regjimin e ri të trafikut, me orare për të shmangur qarkullimin e kamionëve dhe furgonëve në kohën kur nxënësit shkojnë në shkollë. Po ashtu, edhe institucionet të mos shkojnë të gjitha në orën 8:00 në punë. E kam thënë, nuk mund të vlejnë patatinat dhe çamçakizat, më shumë se fëmijët. Të shkojnë njëherë fëmijët në shkolla, pastaj furgonët mund të bëjnë dërgesat e tyre, para orës 7.00 ose pas orës 9.00, që të mos kemi kaos në trafik”, tha Veliaj.

Të fundit