Flash News

KRYESORE

Nga diskutimet për sistemin te krimet zgjedhore, zbardhet axhenda e punës për Reformën Zgjedhore deri në 15 mars

Zbardhet kalendari i punimeve për Reformën Zgjedhore. Në takimin e dytë mes 4 palëve PD, PS, LSI dhe Rudina Hajdarit, si dhe përfaqësues të huaj në tryezë, u miratua metodologjia e Reformës Zgjedhore dhe organizimi i punës brenda datës 15 mars 2020.

Kalendari i temave që duhen trajtuar nga grupi i katër përfaqësuesve politikë dhe ekspertët, sipas autorizimit nga Këshilli Politik, paraqiten si mëposhtë:

Parakusht qe keto masa te jene efikase, eshte krijimi i nje fushe loje te barabarte nepermjet zbatimit te plote te parimit te “ndarjes se shtetit nga partite politike” ne perputhje me Angazhimin e OSBE-se te parashikuar nga paragrafi 5.4 i Dokumentit te Kopenhagenit. Ne menyre qe reforma te konsiderohet si e suksesshme nga ODIHR, ajo duhet qe te trajtoje sa me gjeresisht rekomandimet e ODIHR.

Disa çeshtje mund te kerkojne me shume kohe, si çeshtja e referendumeve dhe ligji per financimin e partive politike apo mund te prekin kushtetuten dhe kerkojne nje debate me te gjere apo rruge miratimi tjeter. Pavaresisht prioriteteve te shprehura nga palet, grupi i eksperteve duhet te filloje menjehere nga puna per ceshtjet per te cilat palet bien dakord se duhen trajtuar me prioritet ne menyre te menjehershme, nderkohe qe ceshtjet e tjera mbeten per t’u diskutuar me tej ne nivel politik ne Keshillin Politik dhe/ose grupin katersh te perfaqesuesve politike.

Ekspertet e Komisionit I Reformes Zgjedhore kane hartuar draftet per nje pjese te madhe te ceshtjeve te parashikuara ne kalendar por qe nuk reflektojne komentet dhe propozimet e opozites jashteparlamentare apo qe nuk jane dakordesuar me te.

Per kete qellim  per te gjitha ceshtjet ne kalendar  perfaqesusesit e opozites jashte-parlamentare duhet te sjellin propozimet ne forme te drafteve ligjore dhe zgjidhjeve alternative te mundeshme dhe ne perputhje me standarded e ODHIR per zgjedhje te lira e te ndershme.   Ne kete aspekt dunet shfrytezuar puna e bere ne draftim deri me sot nga ekspertet e opozites. Per ceshtjet qe do te kete dakordesi te plote dhe te pergatitura ne nivel teksti ligjor    te dakordesuar, draftet do te dergohen per opinion paraprak tek ODHIR.

Të fundit