Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga listat te shpërndarja e mandateve, Hajdari propozon draftin me 4 pika në Këshillin Politik
Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari ka propozuar një draft për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
Hajdari propozon hapjen e listave 100% jo vetëm në cilësinë e të drejtës së zgjedhësit për të shprehur thjesht pëlqimin e tij, por mbi të gjitha duke i dhënë atij 100% fuqinë që të vendosë se kush do të jetë përfaqësuesi i tij në Kuvend. Renditja e kandidatëve të mos bëhet më sipas rendit numerik por sipas rendit alfabetik.
Gjithashtu propozohet që numërimi i votave të zhvillohet në dy faza;
- Në fazën e parë të numërohen votat për subjektet politike dhe pasi ky proçes të jetë përmbyllur të bëhet numërimi i votave parapëlqyese për secalin kandidat.
- Në fazën e dytë, të drejtën për të marrë pjesë në numërimin e votave e kanë të gjitha ato subjekte të cilat në ZAZ-të (Qarkun) përkatëse, rezultojnë nga rezultatet paraprake të KQZ-së se janë përfitues mandati.
Lidhur me kuotat gjinore propozohet që kandidatët e gjinisë më pak të përfaqësuar që kanë marrë më shumë vota se të tjerët Brenda të njëjtës gjinie, të zëvendësojnë kandidatin e gjinisë së kundërt, me më pak vota Brenda gjinisë së tij, në rastet kur përfaqësimi i gjinisë është më pak se 30%.
Lidhur me shpërndarjen e mandateve propozohet mënyra:
"Si fillim përcaktohen mandatet që merr çdo parti sipas rezultateve të KQZ dhe më pas shpallen kandidatë fitues ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota parapëlqyese Brenda partisë që përfiton mandate, duke respektuar edhe rregullin për përfaqësimin 30% gjinor.
Deputetja thekson se draftin e propozuar është e gatshme t'i diskutojë ditën e martë, 22 shtator, ora 10:00 për të punuar pa pushim deri në realizimin e një dokumenti të dakordësuar për mundësimin e hapjes 100% të listave, për tua dhënë zgjedhësve në dorë fuqinë për të përzgjedhur përfaqësuesit e ardhshëm në Kuvend.
INFORMACION RRETH AMENDAMENTEVE TË KODIT ZGJEDHOR PROPOZUAR NGA DEPUTETJA RUDINA HAJDARI
Të nderuar anëtarë të Këshillit Politik,
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar në datën 30.07.2020 ligjin nr. 115/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.” Këto ndryshime të Kushtetutës kanë hyrë në fuqi në datën 7 Shtator 2020.
Është detyrë e jona si ligjvënës që sa më parë të përshtatim legjislacionin zgjedhor duke ofruar kuadrin e duhur për të implementuar këto ndryshime.
Amendamentet që ne propozojmë vijojnë si më poshtë
1. Lista e kandidatëve të Partisë do të jetë 100% e hapur, jo vetëm në cilësinë e të drejtës së zgjedhësit për të shprehur thjesht pëlqimin e tij, por mbi të gjitha duke i dhënë atij 100% fuqinë që të vendosë se kush do të jetë përfaqësuesi i tij në Kuvend.
Me këtë synim, ne kemi propozuar që renditja e kandidatëve të mos bëhet më sipas rendit numerik por sipas rendit alfabetik, duke filluar nga kandidati me gërmën “A” e kështu me rradhë. Kjo mënyrë e zhvleftëson totalisht renditjen paraprake duke i dhënë vlerë vetëm renditjes përfundimtare e cila do të vendoset në bazë të votave parapëlqyese që secili prej kandidatëve ka marrë.
Duke bërë këtë ndryshim, ne e zbatojmë Kushtetutën në gërmë dhe në frymë duke ia lënë zgjedhësit në dorë përzgjedhjen e përfaqësuesve të tij në Kuvend, teksa Partia Politike ka përgjegjësinë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
2. Numërimi i votave parapëlqyese
Duke qenë se ndryshimet kushtetuese sjellin një element të ri, si vota parapëlqyese e kandidatëve, lind nevoja që të rregullohet edhe aspekti i numërimit të kësaj vote. Me këtë synim ne kemi propozuar që numërimi i votave të zhvillohet në dy faza;
Në fazën e parë të numërohen votat për subjektet politike dhe pasi ky proçes të jetë përmbyllur të bëhet numërimi i votave parapëlqyese për secalin kandidat.
Në fazën e dytë, të drejtën për të marrë pjesë në numërimin e votave e kanë të gjitha ato subjekte të cilat në ZAZ-të (Qarkun) përkatëse, rezultojnë nga rezultatet paraprake të KQZ-së se janë përfitues mandati.
Kjo ndërhyrje ka disa aspekte positive;
Së pari i jep mundësinë cdo subjekti përfitues mandate që të bëhet pjesë e numërimit, duke shmangur kështu kontestimet e mundshme dhe duke garantuar një process të drejtë të numërimit të votave parapëlqyese.
Së dyti, duke patur përfaqësim të plotë të të gjitha subjekteve që do të jenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm, ulet në minimum mundësia e deformimit të vullnetit të elektoratit si midis subjekteve ashtu edhe brenda një subjekti zgjedhor.
Së treti, i jep mundësinë e rifreskimit Grupeve të Numërimit të cilat do të kenë dalë nga një proçes i lodhshëm i numërimit të votave të partive politike.
3. Garantimi i përfaqësimit me 30% e gjinisë më pak të përfaqësur.
Në këto amendamente të Kodit Zgjedhor ne kemi parashikuar një mekanizëm për garantimin e përfaqësimit të gjinisë më pak të përfaqësuar duke i dhënë mundësinë atyre kandidatëve të kësaj gjinie që kanë marrë më shumë vota se të tjerët Brenda të njëjtës gjinie, të zëvendësojnë kandidatin e gjinisë së kundërt, me më pak vota Brenda gjinisë së tij, në rastet kur përfaqësimi i gjinisë është më pak se 30%. Në këtë mënyrë ne sigurohemi që gjinia është e përfaqësuar, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër stimulojmë garën sit ë barabartë për të gjitha gjinitë. Ne jemi të bindur gjithsesi se ky mekanizëm nuk do të ketë aspak nevojë të përfaqësohet, për shkak se gjinitë në Shqipëri do të arrijnë vetë të përfaqësohen, sic ka ndodhur edhe në vendet e tjera ku janë aplikuar listat 100% të hapura.
4. Shpërndarja e mandatateve
Në amendementet e paraqitura ne i japim peshë 100% elektoratit në shpërndarjen e mandateve si për partitë ashtu edhe për kandidatët duke i shpërndarë ato te ata kandidatë që kanë më shumë vota parapëlqyese.
Në këtë mënyrë shpërndarja do të bëhet në këtë formë:
Si fillim përcaktohen mandatet që merr çdo parti sipas rezultateve të KQZ dhe më pas shpallen kandidatë fitues ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota parapëlqyese Brenda partisë që përfiton mandate, duke respektuar edhe rregullin për përfaqësimin 30% gjinor. Në këtë formë, Partia Politike ka peshë absolute në përcaktimin e kandidatëve, pra në formulimin e ofertës politike, ndërsa elektorati ka peshë absolute në përzgjedhjen e përfaqësuesve të tij në Kuvend duke aplikuar drejt dhe pa asnjë shtrembërim ndryshimet e Kushtetutës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38