Flash News

KRYESORE

Nga tërmeti tek integrimi, Rama e nis javën me dy takime të rëndësishme

Nesër kryeministri Rama do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel. Zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer njoftoi se takimi do të mbahet në Berlin.

Në fokus të bisedës do të jetë ndihma e Gjermanisë për rimëkëmbjen e dëmeve të tërmetit  të  26 nëntorit 2019.

Temë tjetër e bisedimit, sipas Demmer, do të jetë kryesia e radhës së Shqipërisë në OSBE, marrëdhëniet bilaterale, situata në rajon dhe perspektiva evropiane e BE-së.

Ndërsa ditën tjetër, më 28 janar kryeministri Rama do të takohet me Presidenten e Komisionit Evropian  Ursula von der Leyen, siç shihet në axhendën e pasqyruar të Komisionit Europian.

 

Ishte Ursula Von Der Leyen që njoftoi për datën e zhvillimit të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel, për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e rimëkëmbjes nga tërmeti.

Në fjalën e saj Der Leyen u shpeh se BE do përpiqet të ndihmojë Shqipërinë në fazën e rindërtimit dhe shtoi se muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

Duke cekur edhe çështjen e negociatave, Presidentja e KE tha se do të punohet fort që Shqipërisë dhe Maqedonisë t’i krijohet një rrugë.

Të fundit