Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se Presidenti i Turqisë, Rexhep Taik Erdogan i ka kërkuar kryeministrit Rama largimin e kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj.
Ankaraja zyrtare e konsideron Bruçajn si një njeri që u shërben interesave të “Lëvizjes Gylen”, e shpallur organizatë terroriste në Turqi.
I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, teologu Ermir Gjinishi, i cili njihet si një zë gjysëm-zyrtar i qeverisë turke, u shpreh se Bruçaj duhet të shkarkohet.
“Z. Bruçaj duhet të largohet pasi nuk është klerik, nuk është fetar. Ai nuk mund të përfaqësojë komunitetin mysliman që jeton në Shqipëri”, u shpreh Gjinishi.
Discussion about this post