Flash News

KRYESORE

Një i infektuar me zgjebe mes banorëve të strehuar në hotele pas tërmetit

Një i infektuar me zgjebe mes banorëve të strehuar në hotele

Veç pasojave nga tërmeti i 26 nëntorit, tashmë familjet që mbetën pa shtëpi do të duhet të përballen edhe me një tjetër problem serioz.

Mes tyre është shfaqur sëmundja e zgjebes.

Sipas A2, një  rast i tillë është konstatuar në një nga hotelet e Shëngjinit ku po strehohen persona me banesa të dëmtuara. Specialistët e shëndetësisë kanë sqaruar se i prekur nga kjo sëmundje infektive është një 5-vjeçar, i cili po mbahet i izoluar bashkë me familjen ku po kryhet edhe trajtimi specifik.

Zgjebja është një sëmundje infektive që shfaqet nga kushtet jo të mira higjieno-sanitare, por edhe përmes kontaktit të lëkurës.

Të fundit