
Flash News
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
Alarm për bombë, Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
“Nuk është e kollajtë të bëhem kurban”, mesazhet e koduara të Saimir Tahirit para ‘dënimit’

Përgjatë dy viteve nën hetim, ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka përbërë lajm në çdo dalje të tij për mediat, apo në sallat e gjyqit.
I akuzuar për tri vepra penale: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuarat kriminal; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal’ u rrëzuan mbrëmë nga gjykata dhe e dënoi atë vetëm me akuzën ‘shpërdorim detyre’.
Tahiri me këtë vendim nuk bën asnjë ditë burg, por vetëm 3.4 vjet shërbim prove, edhe pse Prokuroria kërkoi 12 vjet burg referuar tri akuzave të mësipërme (8 vjet me gjykim të shkurtuar).
Mes emocionesh që nuk mundi t’i fshehë para medias, Tahiri deklaroi mbrëmë, fill pas procesit maratonë, ku trupës së gjykatësve iu deshën rreth 6 orë për të marrë vendimin final, se do të apelojë vendimin e dhënë për ‘shpërdorim detyre’.
Megjithatë, zhurma mbi dosjen ‘Tahiri’ është komentuar gjerë e gjatë edhe për mesazhet e koduara që ish ministri ka përcjellë përmes medias gjatë këtyre dy viteve. Mesazhe herë indirekte e herë të drejtpërdrejta për ish kolegët e tij në PS, kryesisht kryeministrit Edi Rama, ndërsa ky i fundit e cilësoi para se të nisë betejën me drejtësinë si ‘ministrin kampion të qeverisë’.
Në media, Tahiri është cilësuar shpesh herë edhe si ‘kurbani’ i Ramës për çeljen e negociatave, pas kushteve të ndërkombëtarëve për kapjen e ‘peshqve të mëdhenj’.
E me gjasë, Tahiri nuk e ka zbehur dozën e ‘sinjaleve’ për politikanët.
Cilat janë kodet më të diskutuara që nga tetori i 2017-ës, dita kur Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte dorëzuar në Kuvend kërkesën për arrestimin e një prej emrave më të fuqishëm brenda radhëve të partisë së Edi Ramës.
“Nuk keni parë gjë akoma”, u shpreh Tahiri për gazetarët teksa citonte një nga frazat e Edi Ramës në fjalimin e tij të parë si kryeministër në 2013-ën.
“Nëse Qemali nuk e dinte nga i erdhi, unë e di nga e kam. Nuk ka shanse dhe nuk mendoj se do ta kem nga Edi Rama”, tha Tahiri në një emision të Arian Çanit, kur ky i fundit bëri një paralele me Qemal Stafën, i cili sipas tij “e hëngri nga Enveri”.
“Kush e ka marrë heshtjen time për dorëzim, është gabuar. As më mbron njeri dhe as dua të më mbrojë… Për mua ka vlerë e vërteta dhe nuk ka vlerë askush që nuk mund, ose mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi, nuk e besoj që do ketë bir nëne dhe bir k**ve që do të më pengojë”, ishte kjo një nga deklaratat më të forta që Tahiri lëshoi në oborrin e parlamentit.
“Një herë shtyllë e krimit, një herë dru i shtrembër, vrasin natën e të qajnë ditën. Tani janë bërë të gjithë bashkë përballë meje, e pushka top t’u bëhet unë këtu jam e do ia dal”, tha ish ministri në maj 2018, kur la mandatin e deputetit.
“Kam diçka me rëndësi, që dua ta ndaj me ju dhe publikun, sepse besoj se e vërteta nuk rri dot fshehur sado të mundohet e sponsorizojë “dora e zezë” që fshehtas e filloi më mua e po vazhdon më shumë akoma tani e ndoshta më keq pastaj”, tha ai në nëntor 2018 në një dalje për gazetarët.
“Nuk është e kollajtë të jem unë kurban”, tha Tahiri në mars të 2018 për gazetarët pas seancës që zgjati mbi 8 orë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku mori zyrtarisht statusin e “të akuzuarit” në çështjen “Habilaj”.
“Nëse unë kam harxhuar 20 milionë Euro për fushatë, siç pretendohet, Prokuroria duhet të kishte bërë hatanë dhe hetimi duhet të shkonte deri tek Rama. Ç’është kjo parti që harxhon 20 milionë euro në fushatë”,- tha Tahiri në seancën e para një jave, nisur nga një prej bisedave të përgjuara që pretendohet se implikon Tahirin, ku Habilaj flasin për “20 milionë euro” që kushëriri i tyre ministër ka përdorur në fushatën elektorale, një mesazh direkt për Edi Ramën.
Po ashtu, mesazhe përçoi edhe për zyrtarë të tjerë të PS si për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kur tha “Unë si ministër asnjëherë nuk kam shpenzuar për dhoma si ministrat e tjerë nga 1000 euro, por në faturat e tij shpenzimet janë nga 150”.
Direkt sulmoi edhe ish ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli për fikjen e radarëve.
Ndërkohë dje, edhe seanca e fundit e tij nuk kaloi pa kërcënime. Madje, me një foto të tij të printuar dhe të Ramës, ai theksoi se “Në krim as unë as Rama nuk jemi shefi i madh, në politikë Edi Rama është shefi i madh”.
Gjithashtu, dje ai sulmoi edhe pasardhësin e tij, Fatmir Xhafaj në sallën e gjyqit kur tha: Unë jam këtu si i pandehur vetëm për shitjen e një makine, ndërkohë ka njerëz që nuk mbajnë përgjegjësi as për vëllezërit trafikantë”.
Të fundit


Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00

Këto zakone të pasdites shpesh sabotojnë humbjen e peshës
4 Korrik 2025, 19:39
Ish-lojtari i Arsenalit, Thomas Partey akuzohet për p*rdhunim
4 Korrik 2025, 19:24
Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë
4 Korrik 2025, 19:14
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik 2025, 19:01
Bardho i la mandatin Zegjinesë/ anëtari i KAS: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor
4 Korrik 2025, 19:01

The New York Times: Shqipëria nën tymin e shkaktuar nga masakra mjedisore në Elbasan
4 Korrik 2025, 18:08
Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
4 Korrik 2025, 18:00



Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave
4 Korrik 2025, 17:20

E pazakontë për kohën, mjegulla e dendur mbulon bregdetin e Vlorës
4 Korrik 2025, 16:48


Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, një i vdekur e 3 të plagosur
4 Korrik 2025, 16:14
Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi shqiptare në 2024
4 Korrik 2025, 16:06
Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
4 Korrik 2025, 15:55
Shqipëria e fundit për cilësinë e jetesës, PD: Qeveria teknike është zgjidhja!
4 Korrik 2025, 15:42
Nico Williams i thotë “Jo” Barcelonës, firmos me Athletic Club deri në 2035
4 Korrik 2025, 15:33
Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende aktive, si paraqitet situata
4 Korrik 2025, 15:24

Vera sjell ndryshime të mëdha për këto 4 shenja të horoskopit
4 Korrik 2025, 15:00

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur rëndë
4 Korrik 2025, 14:37
Kur qeveria del në terren… për problemet që i krijoi vetë
4 Korrik 2025, 14:19
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e KPP
4 Korrik 2025, 13:58
Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën dhe do marrë drejtimin e PL-së?
4 Korrik 2025, 13:50
Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, një akt tjetër i ‘kokave të turkut’
4 Korrik 2025, 13:41




Librazhd/ Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide
4 Korrik 2025, 13:05

Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla
4 Korrik 2025, 12:42

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
4 Korrik 2025, 12:23

Zjarret në vend/ 21 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
4 Korrik 2025, 12:00
BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua
4 Korrik 2025, 11:50
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet
4 Korrik 2025, 11:40

Gara për kreun e BKH, faza e tretë më 11 korrik
4 Korrik 2025, 11:20

Frazat toksike që tregojnë se marrëdhënia juaj është në telashe
4 Korrik 2025, 11:00
