Flash News

KRYESORE

"O i buti im zemërmal"; këngëtari i njohur shqiptar humbet të atin, i bën dedikim prekës: Ti do jesh gjithmonë nota ime e parë

"O i buti im zemërmal"; këngëtari i njohur shqiptar

Këngëtari i njohur shqiptar Vlashent Sata ka humbur babain e tij, studiuesin dhe kritikun e muzikës. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale.

I prekur së tepërmi nga kjo humbje e madhe për të dhe familjen e tij, Sata i bën një dedikim prekës të atit në të cilin shprehet: “Ti je muzika ime, dashnia per jeten, o i buti im zemermal!”.

Loro Sata është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

“Ti do jesh gjithmone nota ime e pare!

Ti je muzika ime, dashnia per jeten, o i buti im zemermal! Nate me shi sot baba im, po neser me ty ne shpirt prap kam me knu si mke msu ti! Drite paç o femija ma i bukur qe kam njoft!”, ka shkruar Vlashenti.

Të fundit