Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Me kryeministrin Rama do takohemi sonte për një intervistë, mbi dy orëshe, për PolitikON në RTv Ora. Kam harxhuar me të një fishek të mbetur në një pajë mirëkuptimi të vjetër, që në vitin 2013, kur e intervistova për revistën MAPO, të cilën drejtoja asokohe.
Shumë gjëra kanë ndryshuar. MAPO, revista, pasi kaloi bashkë me gazetën mëmë në një seri shndërrimesh, nuk është më. Nuk është më as ai kryeministër që, megjithëse hante debat e kritikë, zgjonte shpresë. Sikur asnjë shpresë tjetër, atë që sjell me veten rotacioni, ndryshimi i aktorëve, fytyrat e reja që zënë vendin e të regjurave. E me radhë e pafund, si të gjitha iluzionet që bëhen shpresa, apo e kundërta, shpresat që bëhen iluzione në kamaren e shpirtit njerëzor.
MAPO e pat shpallur ‘Njeriu i Vitit’ atë motmot të largët zanafillash, dhe për këtë, si unë, si botuesi i revistës, hëngrëm një linçim vendçe në faqen e parë të Rilindjes Demokratike. Por, ç’rëndësi kanë linçimet dhe arrestimet që kemi ngrënë, dhe mund të hamë sërish, në këtë vend. Jeta vijon, siç duhet të vazhdojë.
Vijon sonte me këtë intervistë me kryeministrin i cili nga kundërshtarët shihet si Public Enemy Nr. 1, jo sall i tyre, por edhe i vendit. Edhe thjesht kritikët i ngjiten kësaj të përpjete me të njëjtën shkrepëtimë sysh, a thua se duan të ulin prej asaj lartësie gjysmëzotash Prometeun e zgjidhur që ngul këmbë për të ndenjur aty, duke pritur zhgabën e tyre që të përsërisë çukitjen e mëlçisë ripërtëritëse (rilindëse, do të mund të thuhej në rastin e ER).
Unë e njoh këtë predispozitë shkatërruese të kundërshtarit politik e ideor për Tjetrin këtu te ne. Pas përballjes me kryeministrin në emisionin e kolegut Kol Balla (po, për atë heqje pantallonash e kam fjalën, të cilën shumë namuzqarë në të shmajtë e panë si amorale) dhe shumë trima në të shdjathtë e panë si të pamjaftueshme. Një sosh, mjeshtërmadh nuskash presidenciale, që këtu te ne i merr shumëkush dhe meriton pakkush, më sëkëlldësi se kisha qeshur përballë armikut të kllasës së shdjathtë. Një letrar i pabërë, si dardhë shëndreu, më ndaloi në rrugë për të më thënë, sa gabim kisha bërë, që, pas uljes nuk kisha marrë pantallonat dhe mikrofonat në krahë e të ikja asaj salle ku po shërbeja për propagandën e Ramës (kjo figura me pantallona në krahë është e imja, jo e letrarit).
Ia ktheva se, herën tjetër, do të shkoj me një manxerrë të gjatë në përballjen me Ramën, një nga ato gërdulet e vjetra, që më shumë se të vrasin ta qesin shpirtin në hjekë. Do të bëhem micsokol e avnirustem për vegjëlinë e parritur të atdheut (këtë nuk ia thashë, por e mendova ndërkohë që i ktheva shpinën, si për t’i thënë: a ç’më çT!).
Sonte ritakohem me Edi Ramën në një sallë të Akademisë së Arteve. Para thuajse 30 vitesh ai, bashkë me të ndjerin Ardian Klosin, mbanin aty Refleksionet, tashmë të famshme në qarqet intelektuale të Tiranës. Përshtypja ime, përtej transhesë së kohës dhe luftës që na ndan nga 11 janari 1991, është se ajo ka qenë lëvizja e parë politike e Edi Ramës, kur vonesa, dhe ndoshta shija, e pengoi të inkuadrohej në Lëvizjen e Dhjetorit në rol protagonisti.
Çfarë ka për të thënë ai sonte, pas tri dekadash, kur e mori Shqipërinë që kërkoi, për ato mbrëmje të ftohta por të mrekullueshme ndryshimi për vendin?
Çfarë bëri me të? Pse e kërkon sërish?
Me kamën e kësaj pyetjeje shkoj sonte, në një intervistë me pantallona me kryeministrin e Shqipërisë. Manxerrë nuk do të kem me vete, por ndoshta një libër.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38