Flash News

KRYESORE

Ori Nebijaj “gjuan” hapur Capital T

“Dashuria nuk njeh moshë”, ndaj për moderatoren 33-vjeçare, Ori Nebijajn, kjo nuk ka rëndësi aspak kur bëhet fjalë për reperin e njohur, 28-vjeçarin Capital T. Kjo pasi, Capital T ndodhej në studion e “Wake Up” sot në mëngjes, për të treguar më shumë detaje rreth koncertit që do të mbajë me 19 shtator, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Gjatë bisedës në studio, Ori nisi të komplimentonte këngëtarin për anët e tij pozitive, duke e pyetur hapur edhe nëse është single.
 
View this post on Instagram
 

Ori Nebijaj vë në "siklet" Capital T😂😍 @topchannelalbania @top_albania_radio @truekapo @ori_nebijaj @isli_islami

A post shared by Wake Up në Top Channel (@wakeup_topchannel) on

“Tani unë nuk e di, unë jam kështu, e skuqur. Po edhe i talentuar, po edhe i bukur, po edhe i mirë, po edhe modest, po edhe human. Ç’a të them!”- shprehet Ori. “Çfarë ndodh me jetën tënde?”- e pyet Isli këngëtarin, ndërsa Ori ndërhyn: “Ore beqar je? Jo thashë ta kryjm’ kështu shpejt e shpejt, ta marr me vete në shtëpi.”- ka thënë Ori, ndërsa në studio kanë nisur të qeshurat. E ndërsa për audiencën, mendojnë se nga “guximi” i Orit, ai që u skuq më shumë, ishte Isli Islami.

Të fundit