Flash News

KRYESORE

OSBE përshëndet marrëveshjen për Reformën Zgjedhore: Hap i rëndësishëm në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë

Pas marrëveshjes së palëve politike për reformën Zgjedhore vjen reagimi i OSBE.

OSBE e sheh marrëveshjen si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur.

Në reagimin në 'Facebook', OSBE shpreh gatishmërinë që të vijojë të japë kontribut në këtë proces.

“Prezenca e OSBE mirëpret marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore. E shohim këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Prezenca është e gatshme të vijojë të kontribuojë në procesin e reformës zgjedhore, në përputhje me mandatin e saj”, shkruhet në shënimin e OSBE.

Të fundit