Flash News

KRYESORE

Pandemia, Shehu: Shteti të japë një maskë në ditë falas për qytetarët

Pandemia, Shehu: Shteti të japë një maskë në ditë

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu, i ftuar në studion e Report tv, duke folur për situatën me koronavirusin tha se shteti duhet të japë nga një maskë në ditë falas për qytetarët.

Ai tha se edhe qytetarët duhet të respektojnë rregullat e higjenës por nga ana tjetër shteti duhet të ndërhyjë, me protokolle e strategji.

"Qytetarët duhet të respektojnë rregullat e higjienës, por nuk mjafton duhen ndërhyrje strategjike nga ana e shtetit, protokolle dhe vizione të qarta, kërkohen furnizime me materiale dhe resurse të mëdha. Sistemi shëndetësor i infektuar është një bombë. Prandaj kërkohen rregulla të qarta dhe jo ca letra të varura në mur surreale. Duhet testim i plotë i sistemit shëndetësor dhe i pacientëve të shtruar, së dyti në spitale të gjitha shtrimet e më tejshme duhet që pacienti të kalojë në ambiente të veçanta pas rekomandimit të mjekut të familjes dhe t'i nënshtrohet testimit para se të shtrohet. 

Mjekët të jenë të pajisur me veshjet mbrojtëse, vizita jo më shumë se 15 minuta dhe hyrjet dhe daljet të jenë të veçanta, personeli të ketë të gjitha pajisjet mbrojtëse. Në Shqipëri nuk bëhen protokolle, se ai që nuk i mban përgjegjësi, kërkohet fshehja e përgjegjësive.  Duhen maska  masive për qytetarët, nga një në ditë. Maska ose me çmime të kontrolluara ose falas për një shtresë të popullsisë", tha Shehu.

Të fundit